E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Sillni ligjin per shtetezimin e Porto Romanos

Kryeministri Berisha ka sfiduar edhe nje here opoziten. Kesaj radhe jo me propozimin per hetimin nderkombetar apo parlamentar te ceshtjes “Fazllic”, por duke i kerkuar opozites te sjelle ne parlament nje ligj te vecante per shtetezimin e tokes ne Porto Romano.

Zoti Berisha tha se e bente kete sfide per te treguar se ne zhvillimin e parkut energjitik atje, ku gjendet edhe toka e blere nga Fazllic, ai dhe qeveria e tij nuk eshte e perziere me interesa private.”Sillni ligjin per shtetezimin dhe une do te shtetezoj cdo meter toke ne Porto Romano”, u shpreh Berisha.

Por kryeministri i coi edhe me tej akuzat kunder opozites, jo vetem duke ringjallur fjalorin e viteve te opozites, por edhe duke goditur ne menyre indirekte prokurorine.

“Jeni te lidhur me boset dhe ish boset e mafias, te cilet nuk kane te ardhme, por drejtesia dikur do te vihet ne vend », u shpreh Berisha.

Pas ketyre akuzave kryeministri Berisha nuk pranoi reagime nga opozita dhe u largua nga salla e parlamentit, ku disa minuta me pare ministri i Ekonomise, Genc Ruli kishte propozuar ringritjen e komisionit hetimor per tenderat e blerjes se energjise, per te provuar sipas tij se blerja e energjise nga kompanite serbe kishte qene e detyruar per shkak te dominimit te tyre rajonal, si gjate qeverisjes demokrate, ashtu edhe gjate asaj socialiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›