Ceremoni e posaçme për flamurin shqiptar
07/04/2009 Kryeministri Sali Berisha niset drejt kryeqendrës së NATO-s në Bruksel
Banda do të luajë himnet kombëtare të Shqipërisë, Kroacisë dhe të Aleancës
Në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel do të ngrihet sot flamuri kombëtar shqiptar dhe ai kroat, vendet më të reja anëtare të kësaj aleance. Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe Kryeministri Sali Berisha. Ceremonia do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Japp de Hoop Sheffer dhe do të jenë të pranishëm 26 ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, mësohet se pjesë e delegacionit e Shqipërisë, të kryesuar nga Kryeministri Berisha, do të jetë edhe ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha dhe ambasadori ynë në NATO. Të njëjtin prezantim do të ketë edhe pala kroate. Gjatë ceremonisë banda e NATO-s do të luajë fillimisht himnet kombëtare të Shqipërisë, Kroacisë dhe himnin e NATO-s. Njoftimi i zyrës së shtypit bën me dije se këtë ceremoni do ta përshëndesë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Japp de Hoop Sheffer dhe më pas do të mbajnë fjalën e tyre të rastit Kryeministri Berisha dhe ai i Kroacisë Sanader. Gjatë kësaj vizite Kryeministri do të ketë takime dhe bisedime me personalitete të pranishme në këtë ceremoni. Ndërkohë kreu i qeverisë shqiptare përmes një bisede telefonike ka marrë urimet e homologut të tij kosovar Hashim Thaçi për anëtarësimin e vendit në NATO. Kryeministri Thaçi e vlerësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si një ngjarje të madhe historike për Shqipërinë dhe për çdo shqiptar si një ngjarje që po e feston mbarë populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë. Nga ana e tij Kryeministri Berisha e falënderoi zotin Thaçi për urimin e tij të përzemërt dhe u shpreh se e ardhmja më e ndritur për Shqipërinë dhe shqiptarët është anëtarësimi i tyre në NATO dhe në Bashkimin Europian.
Anëtarësimi i vendit në NATO është përcjellë me festime në Tiranë. Vetë Kryeministri Berisha me të mbërritur në Rinas ka theksuar se dita e anëtarësimit është ditë e mrekullisë së lirisë, ditë e dinjitetit kombëtar, ditë e së ardhmes së sigurt. Ai ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjen ndaj të gjithë atyre shqiptarëve të cilët që nga vitet ’90 e deri më sot kontribuuan me qëndrime, me veprime, me përkushtimin e tyre në konsolidimin e lirisë dhe të vlerave të saj, konsolidimin e tregut dhe vlerave të tij, reformave të thella e të shumanshme. Ai ka theksuar se një falënderim i veçantë u takon Forcave të Armatosura, të cilat me reformat, kurajën dhe përkushtimin e tyre u bënë ambasadorët e shkëlqyer në misione ndër më të vështirat të paqeruajtjes në Europë dhe botë. Kreu i qeverisë përmes një mesazhi ka falënderuar dhe u ka shprehur mirënjohjen të gjithëve atyre që me luftën me zero tolerancë kundër krimit të organizuar, korrupsionin, që po mbyllnin progresivisht dyert e Aleancës për Shqipërinë dhe shqiptarët, rivendosën në Shqipëri rendin, qetësinë, sigurinë. “Rikthyen transparencën e domosdoshme dhe bënë të mundur që të kthehemi nga Strasburgu si anëtarë të Aleancës së Atlantikut të Veriut”, - deklaroi ai pas kthimit nga samiti i NATO-s. Kryeministri Berisha ka falënderuar të gjitha qeveritë dhe kombet e vendeve anëtare, në mënyrë të veçantë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që gjatë një viti bënë që shqiptarët të njohin një besim që s’e kishin provuar kurrë më parë, votuan në një kohë rekord protokollin e anëtarësimit në NATO.