Plagosja me armë e Nunit, ende asnjë autor apo motiv
07/04/2009 Gjyqtari i Gjykatës së Lartë
TIRANE- Dosja penale që bën fjalë për zbardhjen e autorëve të plagosjes së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, duket se shumë shpejt është mbuluar nga pluhuri. Megjithëse për këtë ngjarje në fillim pati një përkushtim tepër të madh nga të gjitha kampet politike, presidenti dhe agjencitë ligjzbatuese në vend, deri më tani realisht nuk është bërë asnjë gjë për arrestimin e ndonjë personi të dyshuar. Identifikimi i autorëve dhe lokalizimi i tyre thuajse është i pamundur nga policia e shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Burimet thanë se në argumentimin e disa provave të administruara në dosje, nuk mund të nxirren emra konkretë. Por ende s është e qartë sesi mund të jetë në të vërtetë. Disa pista hetimore të organit të akuzës kanë nxjerrë në dritë emra konkretë, të cilët mësohet se janë identifikuar nga procesi i transkriptimit të bisedave telefonike dhe veprimet e tjera hetimore. Aktualisht kjo dosje ka hyrë në listën e dosjeve penale të pazbardhura. Edhe vetë viktima Ardian Nuni që duhet të ngrinte zërin më shumë për këtë çështje, duket se nuk është dakord që autorët e atentatit të tij të mos identifikohen dhe arrestohen nga policia. Nga atentatit gjyqtari Nuni pësoi vetëm një plagosje të lehtë në dorë.