E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takim me reporterin e OSBE-së Christian Miesch

Zgjedhjet e 28 qershorit ishin më transparente se në çdo vend tjeter europian. Konfirmimi vjen nga reporteri i OSBE-së, zoti Kristian Miesch gjatë një takimi të zhvilluar me kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli.
Për zotin Miesch mbarëvajtja e këtij procesi elektoral u pasqyrua dhe në raportin final, ku u theksua se zgjedhjet arriten angazhimet kryesore të OSBE-së.
Nga ana e saj kryeparlamentarja Topalli vlerësoi raportin e përfaqësuesit të OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh, sipas të cilit zgjedhjet shënuan një progres të prekshëm për sa i përket regjistrimit të votuesve dhe procesit të identifikimit, kuadrit ligjor të miratuar në mënyrë konsensuale nga dy partitë kryesore në vend, për sa i përket votimit, numërimit dhe gjykimit të konflikteve zgjedhore”.
Duke u ndalur tek bojkoti i opozitës në Kuvend, reporter i OSBE-së Miesch theksoi se “bojkoti nuk është zgjidhje”. Kryetarja e Kuvendit tha se shumë reforma të rëndësishme, veçanërisht përsa i përket sistemit të drejtësisë dhe ligjeve që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave kërkojnë praninë e opozitës, ndaj dhe ftesa që deputetët të vijnë në parlament është gjithnjë e hapur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›