E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, reklamë për përmirësimin e imazhit

Europa ka tashmë një shtet të ri e si rrjedhojë një hartë të re. Kosova, e cila fitoi pavarësinë në vitin 2008 vjen më pranë botës duke përmirësuar imazhin e saj nëpërmjet një reklame të re 1 minutë që do të shfaqet në rrjetet më të mëdha televizive të botës. Reklama titullohet Kosova, Europianët e rinj. Spoti është realizuar nga kompania izraelite Saatchi and Saatchi që ka fituar tenderin me vlerë 5.7 milionë euro. Në një ceremoni të organizuar në Prishtinë, Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi me shtypjen e butonit në mënyrë simbolike promovuan fillimin e fushatës promocionale për përmirësimin e imazhit të Kosovës e cila do të zgjasë 2 vjet.
David Plauffe, nga kompania Saatchi & Saatchi
“Kosova ka moshën mesatare 25 vjeç, që është më e re se në çdo vend tjetër në Evropë. Kosova do të jetë vendi i vetëm në bote, e cila ka fushatë që fokusohet në popullin dhe shpirtin tyre pozitiv”
Destinacioni i parë i kësaj reklame do të jenë rrjetet dhe të CNN, BBC, Euronews, CNN turk, Blomberg dhe Eurosport. Më vonë reklamat për shtyp do të publikohen në revista si “The Economist” dhe “Newsweek”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›