Një meteor apo një sajesë?
Kjo është pyetja që mundon shkencëtarët dhe gjeologët në Letoni pas lajmit se një meteor ka goditur vendin duke lënë një krater me një diametër prej 15 metrash dhe thellësi prej 5 metrash. Ngjarja ka ndodhur në një fshat në veri të vendit dhe është raportuar nga banorët të cilët kanë parë një objekt të binte nga qielli. Zjarrfikësit e zonës kanë parë flakë në krater, por nga ana tjetër zona sipas tyre nuk është e ndotur nga përbërës radioaktivë apo kimikë. Gjeologët kanë vendosur të marrin kampionë nga terreni e t’i analizojnë në Riga. Por ka të tjerë që besojnë se mund të bëhet fjalë për një trillium. Natyralisti Dainis Ozols argumenton se gropa mund të jetë hapur gjatë natës dhe dikush mund të ketë hedhur brenda saj një lloj materiali piroteknik.