Plani sekret i Flamurit për të mbyllur skandalin “Pango Biz”Nga Antena brenda familjesFlamuri u hutua nga lajmet e djeshme. Ai burri e thirri me urgjencë për t’u konsultuar për fushatën. - Na ka ndodhur një problem te TV “Klan”, - i tha. - Duhet ta
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Plani sekret i Flamurit për të mbyllur skandalin “Pango Biz”Nga Antena brenda familjesFlamuri u hutua nga lajmet e djeshme. Ai burri e thirri me urgjencë për t’u konsultuar për fushatën.
- Na ka ndodhur një problem te TV “Klan”, - i tha. - Duhet ta mbyllim patjetër.
- Çfarë ka ndodhur? - tha Flamuri i çuditur. - Sandri mirë ishte, kam folur dy herë në telefon deri tani.
- Jo, Sandri mirë, por dikush tjetër aty d.m.th. Ashtu është një problem. Si të ta them, pak a shumë si ajo punë e Pangos. Duhet ta mbulojmë patjetër.
- Kanë kapur dikë në zyrë? - i tha Flamuri.
- Pak a shumë, si të të them, kanë kapur një bisedë, ku ai i tregon partneres si e kanë bërë në zyrë.
Flamuri u skuq deri te veshët. S’e kishte dëgjuar kurrë atë burrin të fliste fjalë të tilla. Ai e pa hutimin e Flamurit dhe u përpoq ta kalonte me humor.
- Po tani, d.m.th., ndodhin këto gjëra, s’ke ç’i bën. Puna është mos na dëmtojë fushatën. E kemi ikonën kryesore të fushatës.
- E kuptova, - tha Flamuri. - Po hajt mo, ai mashkull është. Po ajo femra kush është?
- S’e di, një menaxhere hoteli, s’e kam idenë kush është, d.m.th, po ky na hapur shumë probleme. Se i fola atëherë kur pyeste Pangon. I thashë, mos e persekutoni njeriun për gjëra të tilla. “Jo, - më tha, - ke të drejtë, por e ka provokuar në zyrë. Se në shtëpi, - tha, - ka të drejtë. Po kjo e zyrës nuk i falet.” Na, dhe këtij në zyrë i doli.
- Po ka ndonjë detaj që zbulohet që është ai?
- Ku di unë Flamur ç’të të them, ja lexoje bisedën të zbardhur nga “Facebook Mobile”.
Flamuri e lexonte dhe një fytyrë i vinte, një i ikte. Filloi të psherëtinte me vete. Bënte gjeste mospajtuese. Pastaj i lëshoi fletët mbi tavolinë.
- O o, e paska djallosur fare, - tha. - Po dhe ky shumë i pakujdesshëm. Po sa i fiksuar qenka. I mbaka mend dhe tangat blu. Se ajo tjetra normal i thotë mbaj mend vetëm zyrën tënde.
- Tani Flamur si t’ia bëjmë kësaj pune? Se po shpërtheu, do na prishë punë. Shiko atë do ta sulmojnë, se ai është njeriu ynë kryesor në fushatë. Po mban peshën kryesore, duhet ta mbrojmë. Duhet të prodhojmë një ngjarje tjetër.
- Unë them të heqim atë Bushatin, - tha Flamuri. - Më tha Sandri që ka bërë një emision dokumentar të tmerrshëm për Edi Ramën, për Ilir Metën dhe një për ty. I ka të tre njësoj të poshtër. Po të parin do japë këtë të Ramës sot. Unë them t’i themi Frangajt ta heqë emisionin sot, ai do mërzitet dhe do ikë nga puna. Kështu dhe vëmendjen e tërheqim, se merren me ikjen e tij dhe emisioni yt shpëton.
- Ide e madhe Flamur. Bravo, e gjete. Ja, kjo është. Mirë e ke. Ja se flas unë me Frangajn tani. E gjete mirë shumë Flamur. Na duhej kjo lëvizje. Është në kohën e duhur. Dhe akuzojmë dhe Edi Ramën me këtë rast si censor. Gjetje e madhe Flamur.
Pas kësaj ai burri mori Frangajn në telefon dhe i shpjegoi gjithë situatën.
- E di, e di, - tha, - do ta bëja dhe pa ma thënë ti. Po te kjo arsyeja tjetër s’më kishte vajtur mendja, është vërtet e fortë. Se mund t’ia botojë ndonjëri në gazetë.
- Sidoqoftë, duhen marrë masat Sandër. Bllokoja atij Bushatit një herë dhe ndonjë javë mediet merren me të. Javën e fundit s’besoj se merren me transkripte bisedash erotike, se ndizet fushata. Shiko, i pata thënë atij kur merrej me Pangon, mos e teproni, po “jo, - thoshte, - është e rëndë ajo punë e zyrës.” Ju në zyrë e bëni të gjithë o zotëri, mua më tregoni ju. Lëre tani mos t’i hapim këto muhabete.
- Të drejtë ke. Po s’ka faj mo, se i ka vajtur vetë ajo. Po ishalla s’e hapin këtë muhabet, thuaj. Kjo e Bushatit është rast i mirë. Le të merren me atë Bushatin, s’ke ç’i bën. Çdo palë zgjedhje më ikën nga një. Në të parat më iku Çani, tani ky. S’ke ç’i bën, do ca sakrifica kjo punë.