E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkeqësohet struktura ekonomike, bujqësia nis të rritet ndaj GDPNga Fitim ZekthiStruktura ekonomike në Shqipëri vijon të jetë problematike dhe për më tepër ajo po ruan prirjen e saj që nuk mundëson zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Të dhëna zyrtare

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Përkeqësohet struktura ekonomike, bujqësia nis të rritet ndaj GDPNga Fitim Zekthi

Struktura ekonomike në Shqipëri vijon të jetë problematike dhe për më tepër ajo po ruan prirjen e saj që nuk mundëson zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Të dhëna zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë bëjnë me dije se bujqësia në Shqipëri ka një prirje të lehtë për të rritur peshën e saj në ekonominë kombëtare, ndërkohë që industria përkundrazi nuk është duke e rritur peshën e saj ndaj prodhimit të brendshëm bruto. Shërbimet kanë patur që prej vitit 1992 një rritje të dukshme, por ato ende janë shumë larg peshës që zë ky sektor në ekonomitë e vendeve të zhvilluara. Bujqësia aktualisht zë rreth 23% të ekonomisë kombëtare, ndërkohë që rreth dy vite më parë zinte 22%. Kjo do të thotë se ka një rritje të peshës së bujqësisë në ekonomi. Në pamje të parë kjo mund të krijojë idenë e një zhvillimi të këtij sektori, por në fakt ajo dëshmon se ekonomia është e strukturuar shumë keq dhe se zhvillimi është krejtësisht i lëkundshëm. Në kohën e ekonomisë së planifikuar ekonomia zinte më shumë se 40% të ekonomisë kombëtare dhe po kaq zinte edhe industria e që të dyja së bashku bënin thuajse të gjithë ekonominë e vendit. Me rrëzimin e këtij sistemi ekonomik pesha e industrisë ra, siç ra edhe pesha e bujqësisë. Shërbimet nisën të rriten dhe sot janë zëri me peshën më të madhe në ekonominë kombëtare, por janë ende të ulëta dhe jo vetëm kaq, por bujqësia po nis të rrisë peshën e saj në ekonominë kombëtare. Bujqësia, pavarësisht zhvillimit të saj, duhet të ketë gjithnjë e më shumë peshë më të vogël në ekonominë kombëtare dhe industria duhet ta rrisë peshën e saj përkundër asaj që po shfaqet ndoshta jo qartazi. Në të gjitha vendet e rajonit ekonomia zë në një peshë më të vogël sesa 15-18% të ekonomisë dhe në vendet e Bashkimit Evropian bujqësia, ndonëse është jashtëzakonisht e zhvilluar, zë një peshë më të vogël sesa 10%. Specialistë të ekonomisë thonë se kjo lloj strukture ekonomike e ka të pamundur të ruajë zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë dhe është momenti të shihet ristrukturimi me masa të qarta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›