E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasti Bushati, gazetarët: Është koha për t’u mobilizuarNga TemaSondazhi është bërë nga dy OJQ shqiptare. Njëra prej tyre është e gruas së zv/ministrit të Integrimit; tjetra, e cila drejtohet nga juristi Genti Ibrahimi, nuk e ka firmosur këtë sondazh.

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Rasti Bushati, gazetarët: Është koha për t’u mobilizuarNga Tema

Sondazhi është bërë nga dy OJQ shqiptare. Njëra prej tyre është e gruas së zv/ministrit të Integrimit; tjetra, e cila drejtohet nga juristi Genti Ibrahimi, nuk e ka firmosur këtë sondazh. Paralajmërim i ambasadorit amerikan në Tiranë. Withers: SHBA nuk ka bërë asnjë sondazh për zgjedhjet. I vetmi sondazh i yni është ai i datës 28 qershor. Çdo gjë më pak se standardet ndërkombëtare për zgjedhjet do ishte regres

Duke iu referuar një sondazhi që qarkulloi në media si një sondazh amerikan, dhe që nxirrte PD në avantazh të madh krahasuar me PS, ambasadori amerikan, Withers tha se SHBA nuk kanë bërë asnjë sondazh dhe se i vetmi sondazh i tyre do jetë rezultati zgjedhor më 28 qershor.

“Këto janë zgjedhje shqiptare. Proceset që kanë të bëjnë me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve janë në thelbin e tyre shqiptare. Pra, lejomëni të shpreh diçka në mënyrë të qartë. Kemi parë në media ditët e fundit referenca mbi një të ashtuquajtur sondazh amerikan. Një gjë e tillë nuk ekziston. Qeveria amerikane ofron burime financiare për mbajtjen e një sërë aktivitetesh me qëllim rritjen e kapaciteteve demokratike të Shqipërisë. Mbështetja që i kemi dhënë kësaj sipërmarrjeje vëzhgimi të zgjedhjeve është një shembull. Sondazhi në fjalë është një tjetër shembull. Qeveria e SHBA ofroi burimet financiare për të mundësuar mbajtjen e një sondazhi shqiptar, jo të një sondazhi amerikan, jo të një raporti amerikan, jo të përfundimeve amerikane.

Më lejoni të shprehem në mënyrën më të qartë të mundshme. Qeveria e SHBA është e interesuar vetëm në një sondazh. Ai është sondazhi që do të mbahet në datën 28 qershor të këtij vitit. Ata që do ta bëjnë këtë sondazh janë qytetarët shqiptarë dhe në vështrimin tim, ky është i vetmi sondazh që ka rëndësi”, - tha Withers.

Sondazhi është realizuar nga dy OJQ shqiptare, një prej tyre e gruas së zv/ministrit të Integrimit; tjetra OJQ, e drejtuar nga juristi Genti Ibrahimi, nuk i ka firmosur përfundimet e këtij sondazhi. Po dje, Partia Demokratike përmes ministres së Integrimit tha se sondazhi është bërë nga Ibrahimi, që është një njeri pranë së majtës.

“Ne nuk kemi dashur të bëjmë komente për sondazhin, sepse ju e dini se sondazhet janë të pavarura, por besoj që është qesharake të pretendosh që drejtuesi kryesor i organizatës, i cili ka realizuar sondazhin dhe është z. Gent Ibrahimi, të cilit i kërkoj ndjesë që po i përmend emrin, por në fakt Genti nuk është i PD, as nuk anon djathtas, por është kunati i zonjës Kodheli dhe nuk besoj që qoftë për lidhje familjare ka ndonjë tendencë për të votuar djathtas”, - tha Bregu.

Zgjedhjet

Ambasadori amerikan në vendin tonë, John Withers, ka qenë i prerë dhe kur ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare duhet të plotësojnë standardet ndërkombëtare, sepse çdo gjë më pak se kaq do ishte regres.

Withers u ka bërë thirrje qytetarëve gjatë prezantimit të koalicionit të vëzhguesve vendorë që të marrin kartat e identitetit.

“Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit do të jenë një piketë shumë e rëndësishme në zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Këto janë zgjedhjet e para pas hyrjes së Shqipërisë në NATO. Zgjedhje të lira dhe të ndershme që plotësojnë standardet ndërkombëtare do të tregojnë që Shqipëria po lëviz më pranë integrimit të plotë euroatlantik. Çdo gjë më pak se kaq do të ishte shenjë regresi. Vëzhgimi dhe gjykimi ndërkombëtar është i rëndësishëm, por nuk është ai ruajtësi i procesit elektoral në një shoqëri demokratike. Integriteti i zgjedhjeve në një demokraci është në duart e qytetarëve të saj, qytetarëve që ofrojnë kandidaturat e tyre, qytetarëve që bëjnë fushatë për kandidatët dhe partitë, si dhe qytetarëve që votojnë. Prandaj është e rëndësishme që të dilni, të merrni kartat tuaja të identiteti dhe të votoni”, - tha Withers.

Ambasadori amerikan ka vlerësuar vëzhguesit vendorë.

“Janë edhe qytetarët si ju, që dalin vullnetarë për të vëzhguar zgjedhjet, të cilët luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Ata zgjedhin që të vëzhgojnë procesin, sepse ata e kuptojnë që legjitimiteti i çdo rezultati varet nga një proces që shihet prej të gjithëve si transparent, i lirë dhe i ndershëm. Unë besoj që koalicioni i vëzhguesve shqiptarë është i motivuar nga kjo ndjenjë e detyrës qytetare. Ju falënderoj dhe shpreh admirimin tim ndaj jush për këtë gjë!

Së bashku, të gjashtë organizatat e përfaqësuara në këtë sallë, kanë mbledhur një numër të parë rrallë më parë njerëzish, që do të bashkërendojnë një përpjekje tejet të sofistikuar vëzhgimi dhe raportimi në ditën e zgjedhjeve.

Kjo në fakt është trupa më profesionale dhe më e mirë-bashkërenduar e vëzhguesve që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Këto OJQ dhe 2500 vëzhgues i janë nënshtruar orëve të tëra trajnimi dhe do të shpërndahen në çdo qendër votimi e numërimi në Shqipëri. Këta vëzhgues do të jenë të dallueshëm në qendrat e votimit dhe numërimit. Të gjithë do të kenë akreditim dhe dokument identifikimi të lëshuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që do të jete i dukshëm. Të gjithë do të kenë fasha në krah, ku lexohet “vëzhgues”, të njëjtë me ato që shumë prej jush mbajnë sot. Këta vëzhgues të trajnuar do të përçojnë në kohë reale raportet në Tiranë përgjatë ditës së mbajtjes së zgjedhjeve. Ata do të punojnë të pavarur nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Vlen të theksohet që përpjekjes shqiptare të vëzhgimit i shtohet edhe vëzhgimi që do të kryhet nga rreth 400 vëzhgues të huaj që do të operojnë nën kujdesin e OSBE/ODIHR.

Më lejoni tani t’u drejtohem juve që jeni vëzhguesit e këtyre zgjedhjeve: ju keni dhënë nga koha juaj në mënyrë bujare për t’u trajnuar si vëzhgues. Do të jepni edhe më shumë në ditën e votimit! Për këtë, dëshiroj t’ju përshëndes për nismën e marrë dhe t’ju përgëzoj për përkushtimin e treguar”, - tha Withers.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›