Plani shkatërrues i shtetndërtimit
Autori i Lajmit: red.
Valon Krasniqi
Në vazhdën e përpjekjeve për të gjetur zgjidhje kompromisi me Serbinë për shtrirjen e EULEX-it edhe në pjesën veriore të Kosovës nga OKB-ja dhe i perkrahur nga BE-ja është paraqituri ashtuquajturi plani 6 pikësh. Konsultimi dhe të qenurit pjesë e Serbisë në këtë proces edhe pas pavarësimit është shqetësues dhe tregues i qartë për gjendjen jo edhe aq optimiste për mundësinë e shtrirjes së shpejt të sovranitetit të Prishtinës në atë pjesë. Pranimi i këtij plani me një përmbajte të paraqitur do te thoshte legalizimi i paralelizmit të pushtetit në pjesën veriore. Sipas planit përveç institucioneve të cilat burojnë nga Kushtetuta e Kosovës do të kishim polici, gjykata dhe dogana të cilat do të funksiononin në mënyrë jo unike dhe jashtë ombrellës direkte të Prishtinës. Refuzimi i një ideje të tillë nga ana e institucioneve të Kosovës është i drejt dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, e nxjerrë në kompatibilitet të plotë me Pakon e Ahtisarit, e cila është kompromisi i fundit politikë që kanë mundur të bëjë Kosova. Për ndryshe, pranimi i një plani të tillë do të rrezikonte funksionaliteti dhe integriteti territorial të Kosovës. Kosova tashmë ka krijuar shtetin e saj, me plotësimin e kritereve të shtetit siç janë: populli+pushteti+ njohjet ndërkombëtare dhe territori. Por, megjithëkëtë problemi i mungesës së shtrirjes së pushtetit në tërë territorin e saj vazhdon për shkak të refuzimit të njohjes së sovranitetit të Prishtinës nga ana e serbëve lokal, të intstrumentalizuar nga Serbia. Mungesa e vullnetit nga ana e serbeve për ta njohur pushtetin e Prishtinës po sjell probleme, përkundër faktit se Kosova ka vetëm 10 % të popullsisë pakica. Fatkeqësisht burim i këtij mohimi vazhdon të jetë nacionalizmi përjashtues etnik, historik dhe ideologjik serb i motivuar nga Beogradi. Për krijimin e stabilitetit dhe të një të ardhme të qëndrueshme nevojitet vullnet i serbeve dhe shqiptarëve të Kosovës për transformim dhe mobilizim të përbashkët për një të ardhme me vlera të përbashkët dhe demokratike. Deri më tani kjo ka munguar, për arsye të mungesës së vullnetit të serbëve për njohjen e realitetit të krijuar. Përgjegjës për një gjendje të tillë janë pretendimet e vazhdueshme serbe për territorin e Kosovës, si dhe mungesa e një platforme nga ana e prezencës ndërkombëtare dhe institucionet vendore që nga paslufta, për krijimin e një strategjie integruese me besim të dyanshëm, në shërbim të shtrirjes dhe ruajtjes së sovranitetit territorial në tërë Kosovën. Për krijimin e një shoqërie stabile dhe të gatshme për respektimin e institucioneve është me rëndësi të fillohet me identifikimin e qëllimeve të përbashkëta bashkuese për shqiptaret dhe serbet. Ndër pikat e pakta që i bashkojnë edhe pse mënyra e realizimit ndryshon është anëtarësimi ne Bashkimin Evropian. Këtë pretendim të përbashkët duhet shfrytëzuar për integrim dhe pajtim të brendshëm në Kosovë. Por siç po shihet BE-ja për arsye nga më të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe fragjilitetin e brendshëm të saj, lidhur me politikën që duhet mbajtur ndaj statusit të Kosovës po ndikon negativisht në shtrirjen e EULEX-it ne terë territorin sipas planit të Ahtisarit. Kundërshtimet e disa shteteve brenda BE-së për njohjen e Kosovës si dhe përkrahja e tyre duke përfshirë këtu Rusinë dhe disa shtete tjera në OKB, megjithëse të vogla në numër dhe pa ndikim të madh politik dhe ekonomik kanë ndikuar që të bëhen propozime të tilla, siç është plani gjashtë pikësh i cili anashkalon atë që është arritur si rezultat në mes Kosovës dhe pjesës dërmuese të shteteve Perëndimore. Me planin e Ahtisarit Kosova ka dhënë të drejtat maksimale për vetëqeverisje lokale por, pranimi i planit të propozuar nga Ban Ki-mun do të rrezikonte funksionalitetin e pushtetit dhe shtetit të Kosovës. Për Prishtinën, si për çdo shtet tjetër është e papranueshme të lejoj dobësimin apo humbjen në të ardhmen të ushtrimit të sovranitetit në një pjesë të territorit të saj, në fushat të cilat janë përbërësit dhe determinuesit krucial të përcaktimit të cilësisë së ushtrimit të sovranitetit si: siguria, mbrojtja, doganat, etj. Me pranimin e pakos së Ahtisarit Kosova ka dëshmuar se është e gatshme për të siguruar të drejtat dhe liritë për të gjithë qytetaret e saj. Kjo është e sanksionuar edhe me Kushtetutë duke dhënë shembuj të respektimit edhe në praktikë. Këtë e dëshmon niveli i sigurisë dhe numri i izoluar i rasteve të konflikteve me motive etnike, si dhe gatishmëria për ndërtimin e një të ardhme stabile dhe me perspektivë nga ana e shumicës së popullit të Kosovës. Me gjithë përparimet nevojitet ende për krijimin e ndjenjës së identifikimit të gjithë qytetareve të Kosovës me shtetin e Kosovës. Realizmi i kësaj kërkon kohë. Por, një shtytës në realizmin e kësaj është pa dyshi zhvillimi ekonomik dhe thithja e investimeve të jashtme duke mundësuar hapjen e vendeve të reja të punës sepse mungesa e mirëqenies ekonomike është dëshmuar si prodhues kryesor i nacionalizmit dhe destabilitetit si dhe anasjelltas. Kosova si një shtet i ri vazhdon të trashëgoj problemet, si politike ashtu edhe ekonomike të cilat kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme në vazhdimësi. Ndërsa, si sfide ne veti mbetet shtrirja e EULEX-it në terë territorin e saj, sipas planit ndërkombëtar të Ahtisarit. Kosova ka shprehur gatishmëri për bartjen e pushtetin nga niveli qendrorë në atë lokal në fusha të rëndësishme për qeverisje lokale edhe pse sfiduese për qendrën. Si rrjedhojë, çdo tkurrje e më tutshme e pushtetit të Prishtinës, bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe si i tillë është i papranueshëm sepse është në kundërshtim me vullnetin e popullit.
Ky lajm është publikuar: 20/11/2008