Sa na prek kriza financiare?
Autori i Lajmit: red.
Kanë filluar tërheqjet e depozitave nga bankat tona. Njerëzit frikësohen nga kriza e përgjithshme financiare që ka gllabëruar SHBA-të dhe Evropën Perëndimore. Deri tani tërheqjet nuk janë shqetësuese, por mund të bëhen të tilla në të ardhmen. Dhe kështu shkaktohet gjëma me duart tona. Po njerëzit nuk pyesin për sigurinë e sistemit bankar në tërësi. Me të drejtë shohin hallin e xhepit të tyre. Dëgjojnë ankesat e të afërmve të tyre emigrantë sidomos në SHBA, ku ka papunësi të theksuar dhe bankat nuk japin më kredi. I pyesin:”A t i tërheqim kursimet që kemi nëpër banka?”. Të shkretët emigrantë! Ç t u thonë? “Po mirë, hiqini, për njëfarë kohe. Të jeni më të sigurtë. Këtu ku jemi po bëhet nami”-fraza të tilla dëgjohen përditë nëpër komunikimet telefonike. Janë me dhjetëra mijëra familjet tona që kanë të afërmit e tyre në SHBA. Kështu që shqetësimi rritet përditë. Që do të prekemi shpejt a vonë nga kriza e jashtëzakonshme financiare dhe papunësia që po troket fort në vende si SHBA, Britani e Madhe, Itali, Greqi, etj, kjo nuk ka dyshim. Por gjithë puna qëndron se sa? Deri në ç masë bankat në Shqipëri do ta vuajnë këtë presion të tmerrshëm që u vjen nga jashtë? Specialistët e Fondit Monetar Ndërkombëtar tek ne shprehen se pasojat e krizës botërore financiare do të ndjehen në Shqipëri në rradhë në parë në uljen e ritmeve të zhvillimit ekonomik. Shefi i FMN-së parashikoi një rritje ekonomike vetëm 3.5-4 përqind për vitin e ardhshëm. Diçka më shumë se gjysma e këtij viti. Kjo nuk mund të mos jetë shqetësuese. Po ashtu, si specialistët e FMN-së dhe vëzhguesit profesionistë të grupit “The Economist Intelligence Unit(Njësia e Inteligjencës e Ekonomistit)” kanë parashikuar se vendi ynë do të vuajë nga dërgesa më të pakta të emigrantëve. Ato deri tani kanë përbërë mbi 10-12 përqind të prodhimit të përgjithshëm të vendit. Sikur vetëm 2-3 përqind të bien ato(ose në fjalë të tjera, emigrantët të dërgojnë 200-300 milionë euro më pak në vit), atëhere ekonomia jonë ka shumë probleme. Ato do të shfaqen në formën e një leku paksa të zhvlerësuar. Dhe nëse leku shvlerësohet në këmbim me euron në nivelin një euro baras me një mijë e treqind lekë të vjetra, atëhere të jemi të sigurtë se çmimet e mallrave të importit në treg(importojmë nga ushqimet deri tek veshmbathjet e gjithë pajisjet elektrionike) do të ngrihen me të njëjtin ritëm. Pra mund edhe të kemi një inflacion dyshifror. I cili nënkupton një rënie të nivelit të jetesës së shqiptarëve në të njëjtën masë. Kjo është një e keqe e madhe, një prekje e fortë nga kriza financiare botërore. Por nuk mbaron me kaq. “Superprekja”, nëse mund ta quajmë kështu, apo pasoja kryesore e krizës ka të bëjë me sjelljen dhe shëndetin e bankave tek ne. Jo më kot Guvernatori i bankës sonë qëndrore, Ardian Fullani foli tre ditë më parë për rreziqet e kreditimit. Me krizën e pashoqe jashtë, bankat këtu tek ne duhet ta kenë të qartë se para nga bankat-mëma(si ato në Austri, Itali e Greqi) nuk do të marrin. Duhet të “kavordisen”, pra të mbijetojnë me depozitat e qytetarëve shqiptarë këtu. Por ç mund të ndodhë nëse paniku që ka zënë tashmë emigrantët tanë në SHBA i zë edhe të afërmit e tyre këtu? Nëse edhe këta fillojnë e tërheqin depozitat në masë? Do të krijohej një uri kaq e madhe për para të thata, sa disa banka edhe mund të mos e përballonin. Ja përse bankat sot duhet të shikojnë mirë ku i japin kreditë. Ka filluar një lloj shtrëngimi laku, një lloj superkontrolli në kreditë që ato japin në këta muaj të pas goditjes fatale të krizës në shtator të këtij viti. Ky superkontroll do të thotë më pak kredi, pra më pak kërkesë në treg për mallra dhe shërbime. Pra, përfundimisht një ngadalësim i rritjes ekonomike. Të gjitha këto po ndodhin përpara syve tanë dhe qeveria duhet të jetë e para që duhet të mendojë seriozisht që të marrë masa. Masa e parë do të ishte një kontigjentim, nje ruajtje e madhe parash si fond rezervë, për të ndërhyrë nëse situata me bankat tona përkeqësohet. SHBA dhanë shtatëqind miliardë dollarë. Gjermania krijoi fondin shtetëror prej 60 miliardë dollarësh. Duhet të fillojmë serizisht të mendojmë të ruajmë lekë, si shtet, për ditët më të këqija që do të vijnë.
Fatos Çoçoli
Ky lajm është publikuar: 20/11/2008