E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria nënshkruan protokollin edhe me Bullgarinë dhe Rumaninë

Autori i Lajmit: red.
Është nënshkruar dje Protokolli i MSA-së midis Komunitetit Evropian dhe vendeve anëtare dhe Republikës së Shqipërisë, Rumanisë dhe Bullgarisë. Nga pala shqiptare nënshkrimi u krye nga ambasadorja e Shqipërisë në BE, Belgjikë dhe Luksemburg, Mimoza Halimi, ndërsa nga presidenca e BE-së, Pierre Sellal, ambasador i Francës në BE, si dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i DG Enlargement në Komisionin Evropian, Jan Truzinski. Ministria e Punëve të Jashtme e përshëndet aktin duke shprehur rëndësinë e madhe që ka ky nënshkrim në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Ky nënshkrim vjen pas një progres-raporti objektiv dhe pozitiv nga BE, për zhvillimet dhe reformat që po bën Shqipëria. Nënshkrimi i protokolleve të MSA tregon edhe një herë se Shqipëria vazhdon të zhvillojë një marrëdhënie bashkëpunimi të gjithanshëm dhe të ngushtë me Bashkimin Evropian në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në familjen evropiane.

Ky lajm është publikuar: 20/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›