Ndryshime ne nivelet drejtuese te Policise se Shtetit

Ndryshojnë pothuajse 80% e strukturave të policisë së shtetit në nivel zëvendësdrejtorësh. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Ahtetit ka bërë ndryshime në sektorët e krimit dhe të rendit në vend. Burimet e “ABC Neës” bëjnë të ditur së vala e ndryshimeve të bëra lidhet me rezultatet e testimeve të fundit më radhët e policisë dhe janë shpërblyer ata efektiv që kanë marrë grada të reja. Kështu Muahrrem Furriku nga drejtori i Policisë së Lezhës është emëruar Drejtor i Parandalimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ndërsa në krye të policisë së Lezhës është emëruar Arben Hajdarmataj, për rendin në Lezhë emërohet Edurat Caka. Gëzim Ngjeci konfirnohet si zvdrejtor për krimet në Tiranë, ndërsa Erzen Breçani shkon zv/drejtor i policisë së kryeqytetit dhe Roland Pelushi Drejtor i Kufirit, Gazmend Hamitaj shkon shef i komisaritatit nr.1. Dritan Dorda shkon shef i komisariatit nr.2, Krenar Ahmeti zv/drejtor rendi në Durrës ndërkohë që nëndrejtor i krimevë vendoset Artan Hasani dhe Nuri Locaj Drejtor i Kufirit në Durrës. Nëndrejtori i krimeve në qarkun e Shkodrës është emëruar Ilir Dedja, ndërsa Fatmir Amuli Drejtor i Kufirit. Ferdinand Gjata shkon Drejtor i Kufirit në Dibër ndërkaq Ylber Zyberi bëhet drejtor i kufirit Korçw dhe Ilir Gjoci nwndrejtor për krimet. Gwzim Pwrbibaj nga shef i komisariatit të Kavajës shkon nwndrejtor i Beratit dhe Altin Qato emërohet drejtor i policisë së Beratit. Nëndrejtor i krimeve emërohet Eren Çera. Në qarkun e Vlorës Elidon Veizi bëhet nëndrejtor i rendit, Artan Pjetërnikaj nwndrejtor i krimeve dhe Selman Tema Drejtor i Kufirit në Vlorë. Ndue Daci emërohet nëndrejtor për qarkun e Gjirokastrës ndërsa Amdir Abria Drejtor i Kufirit. Në qarkun e Fierit Taulant Kondi bëhet nëndrejtor rendi, ndërsa nëndrejtor për krimet Lorenc Meta. Ndërkohë që në Elbasan nëndrejtori për rendin emërohet Gjelosh Prendi.