Plani urbanistik, Basha: Tirana 5 unaza të reja dhe parqe të mëdha
TIRANË – Kreu i Bashkisë së Tiranës drejtoi sot mbledhjen e grupit strategjik për Hartimin e Planit Urbanistik të Tiranës, ku morën pjesë ekspertët të arkitekturës dhe urbanistikës. Basha tha se faza ku është futur procesi i hartimit të Planit është e rendësishme, pasi ka të bëjë me projektimin e nevojave për investime, nevojave për strehim dhe shërbime.
Ndërkohë duke theksuar se aspekti mjedisor është parimi kryesor i hartimit të Planit Urbanistik, Basha tha se kjo e bën të domosdoshme konsultimin me publikun, i cili do të nisë së shpejti.
Në prezantimin e sygjerimit të bërë nga grupi teknik i hartimit të Planit Rregullues Tirana parashikohet të ketë 5 unaza, 2 prej të cilave do të jenë tërësisht të reja.
"Ramë dakort të orientojmë grupin teknik të ekspelorojnë detaje 5 unazat e kryeqytetit, në sens orar dhe anti-orar alternative, si arteriet kryesore infrastrukturor të Tiranës metropolitan për 30 vitet e ardhshme. Njëkohësisht të eksplorohet deri në fund edhe sistemi hierarkik i rrugëve sipas drejtimeve të horizontit , në veçanti aksi very-jug por edhe lindje perëndim. Të integrohen në këto zgjidhje, në bazë të projektimit të popullatës me skenarin optimal edhe zgjidhjet e tjera me një dy dhe tre nivele, parkimet nëntokësore dhe mbitokësore", theksoi Basha.
Grupi Strategjik diskutoi edhe për krijimin e zonave të gjelbra, që nga parqet e deri tek ndërhyrjet në çdo lagje të kryeqytetit për të rritur hapsirat e gjelbra.
(el.me/BalkanWeb)