E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta kundër diskriminimit, Wollfarth: Shqipëria hapa pozitiv

Tiranë- Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth, dha sot ndihmesen e institucionit të tij në lidhje me ndërgjegjësimin në luftën kundër diskriminimit. Gjatë dorëzimit të disa materialëve informuese kundër diskriminimit Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku, ambasadori u shpreh se vendi ynë ka ndërrmarë hapa pozitivë në luftën kundër diskriminimit.

Këto materiale do të jenë një mjet i nevojshëm në luftën kundër diskriminimit. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Miratimi i ligjit Për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe ngritja e Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi janë dy shembuj të mirë- deklaroi Wollfarth.

Pjesë e këtyre informacionëve janë materiale audio, CD, fletëpalosje dhe broshura për ligjin kundër diskriminimit, në të cilat shpjegohen detyrimet dhe të drejtat që burojnë nga ky ligj. Materialet informative kanë si target të tyre si personat e prekur nga diskriminimi po ashtu edhe publikun e gjërë.

Materialet janë sponsorizuar nga OSBE-ja dhe janë në shtatë gjuhë të ndryshme, për hartimin e tyre është bashkëpunuar me autoritetët kombetare.

Dorina Bilbili/IDEA

IMG_4902 (1) IMG_4925 IMG_4910

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ligjbërje, Wollfarth: Nevojitet përfaqësim më i madh i grave
  2. Wollfarth: Arsimimi, hallkë drejt formimit qytetar
  3. Ligji i “plehrave”, Wollfarth: Duhet në shërbim të komunitetit dhe mjedisit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›