Thaci-serbëve, Kosova sovrane, nuk ka kthim pas 25 korrikut
RUNUK- Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka siguruar se nuk do teë ketë kthim në gjendjen e 25 korrikut, ndërkohë që ka nënvizuar se autoritetet shttërore janë të vendosura për vendosjen e rendit dhe lëvizjs së lirë.
“Rikthim në gjendjen e 25 korrikut nuk do të ketë kurrë, por do të ketë vetëm lëvizje përpara”, deklaroi Thaci.
Shefi i qeverisë kosovare këto deklarata i bëri sot pas përurimit të shkollës s ëre në Runik të Skenderajt, vlera e se cilës u tha të jetë 1.8 milion euro.
Duke e quajtur mentalitetin e serbëve të tejkaluat Thaci deklaroi se serbët në veri mbahen peng nga strukturat ilegale, raporton Koha Ditore.
“Mentalitetin e barrikadave” ai e quajti “të tejkaluar, por për fat të keq ata 40 mijë serbë ne veri ende vazhdojnë të mbahen peng i strukturave ilegale dhe kriminale”.
I pyetur nga gazetarët për paralajmërimin e serbëve të veriut për ta shpallur pavarësinë e atij territori, i pari i qeverisë kosovare ka thënë se Kosova është një, unike, sovrane dhe e ka kushtetutën dhe ligjet e veta.
Ndërkohë shtoi se perspektiva e serbëve të veriut të vendit është në integrim në institucionet qendrore dhe lokale dhe Prishtina nuk pretendon që t’i zgjedhë liderët e tyre lokalë, pasi kjo është në vullnetin e qytetarëve atje.
(el.me/BalkanWeb)