Tiranë, sherr me thika e shkop bejsbolli, 2 të plagosur tek “Abdullah Keta”
TIRANË- Një zënkë mes dy nxënësve të shkollës së mesme "Abdullah Keta" në kryeqytet, ka përfunduar me plagosjen e të dyve, njëri me thikë dhe tjetri me shkop bejsbolli. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40 pranë shkollës, ndërkohë që të plagosurit janë Kliton Troci 17 vjec dhe Idrit Sinani 15 vjec.
Edhe pse nuk dihen shkaqet e ngjarjes, nga dëshmitarët okularë mësohet se fillimisht sherri ka nisur mes dy të rinjve të plagosur, ndërsa më pas janë përfshirë edhe persona të tjerë. Policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar njërin prej tyre, ndërsa tjetri i plagosur më rëndë po merr ndihmën në Spitali Ushtarak.
Sipas të dhënave të para të policisë, sherri ka nisur për motive banale.
(ma.ar/BalkanWeb)