E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhovana Mezoxhorno: Kështu e kujtoj babanë tim

T eksa e sheh, me sytë e
bukur me ngjyrë të çelur,
të duket sikur dallon të
atin. Gjatë gjithë jetës
Xhovana Mezoxhorno ka parë
refl ekse në shikimin e të tjerëve,
kuriozitet dhe butësi. "E kuptoj
se përse unë dhe babai ngjajmë,
madje edhe pse jemi të ndryshëm.
Kam ngjyrën e syve të tij,
më thonë se shpesh përsëris edhe
veprimet që bënte ai". Aktorja
Xhovana Mezoxhorno, edhe pse
35 vjeçe, është më e vlerësuara
në kinemanë italiane. I ati Vitorio
Mezoxhorno u nda nga jeta në
vitin 1994 në moshën 52- vjeçare.
"E kërkova gjatë, siç bëjnë ata që
humbin një prind kur janë të rinj.
E kërkova në fjalët e të tjerëve
dhe në kujtime. Ky dokumentar
ishte shumë i rëndësishëm për
mua. Tani që e bëra ndihem e
qetë". Dokumentari që titullohet
"Në sytë e tu" tregon udhëtimin
sentimental të Xhovanës
(shumë kujtime private, fi lmime
në shtëpi, udhëtime e dreka),
një është homazh për aktorin e
madh, portretin e një njeriu plot
jetë dhe shumë kompleks. Në
këtë fi lm Xhovana është bashkëproducente,
lexuesja e tekstit dhe
intervistuesja. Përballë dëshmisë
së saj dhe të së ëmës Sesilia,
gjenden edhe ato të miqve dhe
të afërmeve të tij.
Xhovana një vit pune kaq intesiv,
vlen sa dhjetë vjet psikonalizë?
Ideja e dokumentarit nuk ka
qenë e imja, por e Danieles, që ka
qenë i dashuri im për gjashtë vjet.
Gjithmonë kam evituar çdo lloj
retorike, por kur ma propozuan
m‘u duk një ide e bukur. Ajo e
tim eti ka qenë një jetë e veçantë,
plot pasion, dashuri dhe falje. Ai
e bënte këtë punë me idealizëm
dhe grinte të theksuar.
Çfarë ju ka prekur më shumë
në dëshmitë e dhëna?
Dashuria. Babanë tim e donin
shumë. Duket sikur ka kaluar
shumë pak kohë që kur është
larguar nga kjo jetë. Si dëshmitarë
kam gjetur njerëz që kanë luajtur
një rol të veçantë në jetën e tij.
Unë kam humbur babanë, por
zbulova se secili prej tyre kishte
humbur diçka.
Dokumentari nuk është
thjesht një kolazh intervistash,
por një fi lm i vërtetë...
Kemi kërkuar të përshkruajmë
një rrugë: historia e tim eti është
ajo e një njeriu që nga një vend
i vogël në provincën e Napolit
shkoi dhe punoi me Brook, Gitai,
Chereau. Me "Oktapodin" u bë
një hero popullor dhe në kulmin e
karrierës së tij u nda nga jeta. Por
nuk është se në fi lm gjithçka është
pozitive për babanë, thuhen edhe
gjëra negative, si për shembull që
nuk kishte një karakter të lehtë dhe
nuk kënaqej lehtë. Kemi ndërtuar
një portret të vërtetë me të gjitha
anët pozitive dhe negative.
Ishte i vështirë realizimi?
U gjendem në vështirësi për
gjëra praktike, nëntituj, drita,
zëra. Ishte një aventurë, por jam
e kënaqur. Kjo punë ishte sa e
bukur, aq edhe vështirë. Kemi
punuar shumë, kemi xhiruar
skena të vështira, kemi shkruar
intervista, kemi marrë më shumë
se tetë kilogramë kaseta nga "Mediaset".
Pikërisht mes tyre gjeta
edhe një ku babai më këndonte
një këngë. Për këtë arsye na u
desh më shumë se një vit për ta
realizuar. Ishte një punë jashtëzakonisht
e vështirë, por sigurisht
një kënaqësi e madhe.
Babai juaj nuk ishte një njeri
i qetë?
Të gjithë më kanë thënë të
njëjtën gjë: Vitorio kishte aftësinë
të ndante eksperiencat e tij me të
tjerët dhe përpiqej gjithmonë të
ulte tensionin në situata të ndera.
Është e vërtetë se edhe nga pikëpamja
sentimentale nuk ishte i
qetë. Zbulova se kisha një motër
tjetër në moshën 14-vjeçare,
moshë kur nuk ndihesh e sigurt
për asgjë dhe ke nevojë për
shumë dashuri për vetëvlerësimin
tënd. Kam vuajtur shumë në
atë periudhë. Por sot me motrën
time jemi mjaft të lidhura; ajo
jeton në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës dhe unë shkoj shpesh
që ta takoj. Motra ime është identike
me babanë, kur ta shihni në
fi lm do të habiteni.
Nëna juaj, Sesilia, vjen nga
një familje e madhe intelektuale
nga veriu, ndërsa babai vinte nga
jugu. Ambiente shumë të ndryshme
me njëri-tjetrin. Ju kujt i
ngjani më shumë?
Ata të dy janë dashur shumë
me njëri-tjetrin, por edhe janë
zënë shumë. Me thënë të vërtetën
ishin një çift i lodhshëm. Kishin
një lidhje të përjetshme dhe vinin
nga dy botë të ndryshme, por
që shumë shpejt u shkrinë me
njëra-tjetrën. Unë jam një miks
mes të dyve. Brenda vetes kam dy
botë: kam shumë nga borgjezia
nordike dhe shumë nga kultura
napolitane.
Kujt bote e ndien se i përket
më shumë?
Asaj të tim eti, por në dashurinë
për punën i kam ngjarë nënës
sime. Ajo më ka mësuar ta dua
atë. Me një sfond të tillë mund ta
gjesh veten gjithandej. Jam më e
rezervuar se im atë. Ai ishte një
mondan, ndërsa unë jam më e
mbyllur. Dua t‘u tregoj të tjerëve
punën, jo jetën time private. Jam
e thjeshtë, nuk jam lider dhe më
pëlqen të përçoj dashuri. Ju siguroj
se nuk do më shihni kurrë që
të kthehem në shtëpi natën vonë
dhe me sandale në dorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›