Ditarët intimë të çifteve dhe e vërteta e marrëdhënies burrë-grua
Një psikologe britanike, që i
është përkushtuar prej vitesh
fushës së marrëdhënieve
seksuale mes mashkullit dhe
femrës, pati një ide brilante për ta vazhduar
më tej eksplorimin e një lidhjeje,
për të cilën pretendohet se dihet
gjithçka. Fusha e vëmendjes së kësaj
psikologeje ka qenë kryesisht e përqendruar
te femra dhe gjetja e shkakut të
shkëputjes së saj më të hershme se
mashkulli nga bota e marrëdhënieve
intime. Prej vitesh, kategori të ndryshme
grash e kishin pyetur pafundësisht
për marrëdhëniet e zbehta me
partnerët dhe për mundësinë e rigjetjes
së "magjisë" që dikur kishin me
bashkëshortin, apo të dashurin e tyre.
Përgjigjet që ajo u kishte dhënë këtyre
grave ishin: gjej një grua për të të mbajtur
fëmijën, për të pasur më shumë
kohë për bashkëshortin, shkoni në
hotel, blini veshje më provokuese. Në
thelb të të gjithë këtyre këshillave ishte
kujtesa që çdo grua duhet t‘i bëjë vetes
se, veç të tjerash, është edhe femër. Më
pas psikologes i lindi një ide brilante.
Ajo përzgjodhi 98 çifte, të cilëve u la
detyrën për një vit rresht të shkruanin
një ditar, në të cilin të shpreheshin pa
rezerva dhe censura për atë që ndjenin
për partnerin dhe lidhjen e tyre, madje
edhe për partnerë të tjerë e ide për
lidhje të tjera. Të gjitha këto rrëfime,
sigurisht të papersonalizuara, ajo i
hodhi në një libër, një libër që rrëfen
histori të patreguara, siç janë në
përgjithësi historitë e rrëfimet e ditarëve.
Në këta ditarë të paraqitet një botë
plot me emocione personale, dhimbje
dhe ndonjëherë edhe ide të reja. Në
fakt, këta ditarë nuk kanë fare lidhje me
seksin si akt fizik mes dy personash,
por me botën shpirtërore, me emocionet
që rrethojnë këtë marrëdhënie
fizike, me emocionet dhe ndjesitë ndaj
atij që ke pranë, që e do, me frikën,
intimitetin, mirënjohjen, fajin, vetminë,
shpresën. Nga ajo që del në materialin
e ditarëve duket se për të gjithë
gjëja e fundit që çojnë nëpër mend
është gjetja e "pozicioneve të reja e
kënaqësisjellëse". Historia e tyre është
histori ndjenjash. Meshkujt për shembull
shqetësohen shumë se përse kanë
ndjesinë se bashkëshortja e tyre nuk
është më aq e lidhur shpirtërisht sa më
parë, apo gratë vetë mendojnë se si
është e mundur që i shoqi vazhdon të
pretendojë prej saj seks kur në mëngjes
nuk i derdhi plehrat e shtëpisë si
shenjë se ia dëgjon sërish fjalën. Të
gjitha rrëfimet janë të drejtpërdrejta,
edhe pse gjithçka merret me koeficientin
e mosbesueshmërisë dhe personalizimit
të situatave të ndryshme, duke
qenë se njerëzit gjithmonë tentojnë që
të zmadhojnë dhe ekzagjerojnë situatat
e madje edhe ndjenjat. Mbi të gjitha,
këta ditarë provojnë katërcipërisht se
nuk ekziston fjala "normale" në asnjë
lloj marrëdhënieje. Ideja e të shkruarit
të ditarëve pa emër ka nxitur te të gjithë
ata që morën pjesë në këtë eksperiment,
dëshirën për të qenë deri në fund
të sinqertë me veten, si kurrë më parë.
Sipas psikologes, eksplorimi i kufijve të
potencialit seksual nuk ka të bëjë
shumë me anën teknike të marrëdhënies,
por ka të bëjë vetëm me ndjenjat
që dy persona ndajnë me njëritjetrin,
si edhe asaj çka ndjejnë për
veten dhe kjo brenda e jashtë dhomës
së gjumit. Ajo që të bie në sy është se
ndryshimet që kanë të bëjnë me
vetëbesimin dhe vetëndjesitë janë të
ndryshme nga brezi në brez. Kështu,
për shembull, 20-vjeçaret e sotme kanë
më shumë vetëbesim në çështjet seksuale
se moshataret e tyre të brezave të
mëparshëm. Kjo mund të shpjegohet
me faktin se kultura e gjeneratës "Sex
and the City", qëndrimet njënatëshe
me një partner, u kanë dhënë vajzave
më shumë vetëkontroll për menaxhimin
e jetës seksuale, por ka ditarë të
vajzave të reja, në të cilët ato shprehin
një lodhje, ezaurim dhe mërzi për
ndërrimin e shpeshtë të partnerëve,
për lidhjet sipërfaqësore e vetëm fizike,
të cilat të konsumojnë dhe të boshatisin
përbrenda. Ka shumë të rinj dhe të
reja sot që kërkojnë të kenë jetën e tyre
seksuale, por zakonisht modeli që u
ofrohet është modeli "fastfood" pra një
lidhje shumë e shpejtë që ka vetëm
konsumin e shpejtë brenda vetes e
pasuar nga harresa dhe rendja drejt një
tjetër lidhjeje të ngjashme thjesht
konsumative. Ka pasur ditarë të
vajzave 25-vjeçare të përqendruara
vetëm tek arritja e teknikave të sofistikuara
për t‘i sjellë partnerit sa më
shumë kënaqësi fizike, çka mund të
përkthehet me një punë të madhe
fizike nga ana e tyre, që nuk ka të bëjë
fare me dashurinë, ndjenjën dhe marrëdhënien
e vërtetë intime mes dy
personash. Pikërisht këta lloj çiftesh
që kërkojnë maksimumin nga fiziku
dhe organet e tyre gjenitale, në ditarë
kanë shkruar se thellë-thellë ajo çka
kishin nevojë ishte intimiteti i një
lloji krejt tjetër, që nuk kishte nevojë
për sforco e shtirje, por që vinte
natyrshëm si pasojë e ndjenjave të
përbashkëta. Edhe meshkujt që
shquhen si të prirur vetëm për marrëdhënie
fizike, kërkonin në thelb
dashuri dhe mirëkuptim. Ajo çka
ishte vërtet befasuese, sipas psikologes,
nga leximi i ditarëve ishte
pikërisht ana e fshehtë e të ashtuquajturve
"Maço man", ose meshkuj
të fortë. Meshkuj të tillë të shquar si
"gjahtarë" femrash të reja dhe të bukura
kanë një anë të fshehtë shumë
më të ndjeshme dhe të dashur e
madje shumë më besnike ndaj partnerit
zyrtar. Një pjesë e madhe e këtyre
burrave, edhe pse mund të kenë
shumë të dashura, vazhdojnë në thelb
të jenë thellësisht të dashuruar me
bashkëshortet e tyre. Ata shpesh duan
që ajo të jetë më pranë fizikisht dhe
së pari ta ndiejë dashurinë dhe kujdesin
e saj, sepse vetëm kështu do ta
jepnin në këmbim. Ata kanë nevojë
ta dinë se janë ende në qendër të
vëmendjes, pavarësisht se tashmë
mund të mos kenë asnjë qime në
kokë, apo mund t‘i kenë barqet e
r rumbullakosur. Di t a r ë t i s h i n
mbushur me histori të trishtuara
dashurish të braktisura, të lëna
përgjysmë. Duket sikur burrave më në
fund iu dha rasti që të flisnin hapur për
atë çka mendonin vërtet, pa pasur
frikën e paragjykimit apo keqgjykimit.
Njëri prej tyre, një burrë rreth të 50-ave,
shkruante: "Për mua gruaja ime vazhdon
të jetë seksualisht tërheqëse dhe
unë do të doja të bëja dashuri me të. E
kuptoj se po plakemi dhe nuk jemi ata
që kemi qenë në të ri, por më mungon
shumë dashuria dhe ëmbëlsia me të
cilën ajo më gostiste në vitet e para të
marrëdhënies sonë. Do të doja që në
këto momente malli e vetmie të ulesha
dhe të qaja, por burrat e moshës sime
nuk qajnë për gjëra të tilla, pra se nuk
i përkëdhel më gruaja si dikur dhe kjo
do të ishte një dobësi e turpshme. Sigurisht
që as mund ta çoj nëpër mend
që t‘u flas të tjerëve për këtë problem
të madh afeksioni që kam". Dhe sigurisht
që nuk bëhet fjalë vetëm për meshkuj
që vuajnë. E njëjta dhimbje dhe
hidhërim shprehet nga vetë gratë. Në
këtë rast ato shprehin keqardhje që
dëshirat e tyre seksuale nuk përkojnë
me ato të partnerëve. Të bombarduar
me reklama të ndryshme shumë sensuale
në TV, gazeta e revista, njerëzit
shohin me sy e plasin me zemër dhe
kjo situatë është një vuajtje e fshehtë
dhe e gjatë për shumëkënd. Askush nuk
do që të jetë një zë ndryshe në një botë
të mbushur me reklama që shpallin
kënaqësinë seksuale edhe në rastin e
promovimit të prodhimeve ushqimore.
Të paktë janë ata që pranojnë publikisht
se janë të brishtë shpirtërisht, apo
që do të flisnin për historitë e trishta të
shtretërve të tyre martesorë, që do të
tregonin vuajtjen nga mosafrimi i partnerit
dhe enigma e largimit të tij. Ka
raste kur një fjalë e thjeshtë mund të
ndryshonte një situatë nga më të koklaviturat
dhe delikatet. Ajo që psikologia
ka vënë re në përvojën e saj të gjatë me
njerëzit është se gratë shpesh e përdorin
seksin si armë për të dënuar, ose
shpërblyer partnerin, duke e shndërruar
atë në një gjë materiale. Ndërsa
burrat me kalimin e kohës ankohen se
"e dashura" me të cilën u martuan ka
ikur dhe në vend të saj ka ardhur një
grua që seksin e përdor për të përfituar,
apo për të dënuar. Ajo çka
është më e keqja, është se bëhet fjalë
për dënime ndaj enëve të palara, pazarit
që nuk është bërë siç duhet. Në
kushte të tilla, çiftet nuk e kuptojnë më
se si u zhduk pasioni që dikur i mbante
gjallë. Sipas disa studimeve, kjo ka të bëjë
me zhdukjen e të ashtuquajturve hormone
të dashurisë 18 muaj pas njohjes
së parë dhe se me kalimin e kohës pasioni
seksual mund të rindizet pas një
nate të kaluar jashtë shtëpisë e larg fëmijëve.
Kjo mund të jetë pjesërisht e vërtetë,
por njëherazi duket edhe si shumë
e thjeshtë për të funksionuar dhe faktin
që krizat janë të vazhdueshme në çifte
tregon se një natë me njëri-tjetrin nuk
është zgjidhja e përhershme e një problemi
që shpesh sa vjen e rëndohet. Pas
leximit të ditarëve, psikologia kuptoi se
një pjesë e grave shkëputeshin dhe u
largoheshin marrëdhënieve intime jo
për shkak të futjes në mes të lidhjes me
bashkëshortin të fëmijëve, të punëve
të shtëpisë e të tjera detyrimeve nga
martesa, por për shkak se që në fillim
ato nuk ishin shquar për ndonjë libido
të madhe. Dashuria e shton së tepërmi
libidon, apo ndryshe dëshirën seksuale,
por kur ndjenja e dashurisë së
parë me kalimin e muajve nuk është
më aq e fortë dhe hormoni i endorfinës
nuk prodhohet më në sasinë e duhur,
atëherë gruaja kthehet në normalitet,
duke e lënë të vetëm partnerin e saj që
është plot energji e dëshirë për të vazhduar
marrëdhënien intime sa më
gjatë. Ky i fundit nis të pyesë veten se
ku u zhduk gjithë ajo dëshirë për të
qenë bashkë. Gratë shumë shpejt e
ndryshojnë nevojën për seks në nevojë
për përkëdheli, dashuri dhe nuk dinë
si ta kërkojnë, apo t‘ua bëjnë të ditur
partnerëve një ndryshim të tillë dhe
këtu fillon kriza. Dikur psikologët
këshillonin që zgjidhja ndaj një problemi
të tillë është të flasësh hapur me
partnerin dhe t‘i tregosh atij gjithçka
që ka të bëjë me ndryshimin. Ndërsa
sot këshilla që psikologia do të jepte
është marrja e mashkullit më shumë
me punët e shtëpisë dhe e femrës me
veprimtari të tjera, çka mund të shkaktojë
edhe shtimin e dëshirës seksuale
tek ajo. Gruaja duhet të ketë më shumë
kohë në dispozicion për të dëgjuar
zërin e femrës që është brenda saj,
sepse ai zë struket shpesh aq thellë, sa
me raste humbet krejtësisht. Nëse një
grua e martuar do të zhvillonte një
dialog me këtë femër brenda saj, edhe
marrëdhënia me mashkullin do të
ndryshonte për mirë. Zakonisht çiftet
me një jetë seksuale të mirë e gjejnë
kënaqësinë në gjysmë të rrugës. Fillimisht
duhet të nxiten, pastaj në mes
dhe në përfundim ndihen të plotësuar.
Në përfundim psikologia nga gjithë
ditarët që lexoi vuri re një gjë shumë të
rëndësishme, që nuk është se nuk dihej
më parë: një marrëdhënie seksuale
zgjat vetëm nëse në qendër dhe në
themel të saj është dashuria, afeksioni
dhe këto ndjenja i përcillen partnerëve
pa ngurrim, përtesë, apo turp.
është përkushtuar prej vitesh
fushës së marrëdhënieve
seksuale mes mashkullit dhe
femrës, pati një ide brilante për ta vazhduar
më tej eksplorimin e një lidhjeje,
për të cilën pretendohet se dihet
gjithçka. Fusha e vëmendjes së kësaj
psikologeje ka qenë kryesisht e përqendruar
te femra dhe gjetja e shkakut të
shkëputjes së saj më të hershme se
mashkulli nga bota e marrëdhënieve
intime. Prej vitesh, kategori të ndryshme
grash e kishin pyetur pafundësisht
për marrëdhëniet e zbehta me
partnerët dhe për mundësinë e rigjetjes
së "magjisë" që dikur kishin me
bashkëshortin, apo të dashurin e tyre.
Përgjigjet që ajo u kishte dhënë këtyre
grave ishin: gjej një grua për të të mbajtur
fëmijën, për të pasur më shumë
kohë për bashkëshortin, shkoni në
hotel, blini veshje më provokuese. Në
thelb të të gjithë këtyre këshillave ishte
kujtesa që çdo grua duhet t‘i bëjë vetes
se, veç të tjerash, është edhe femër. Më
pas psikologes i lindi një ide brilante.
Ajo përzgjodhi 98 çifte, të cilëve u la
detyrën për një vit rresht të shkruanin
një ditar, në të cilin të shpreheshin pa
rezerva dhe censura për atë që ndjenin
për partnerin dhe lidhjen e tyre, madje
edhe për partnerë të tjerë e ide për
lidhje të tjera. Të gjitha këto rrëfime,
sigurisht të papersonalizuara, ajo i
hodhi në një libër, një libër që rrëfen
histori të patreguara, siç janë në
përgjithësi historitë e rrëfimet e ditarëve.
Në këta ditarë të paraqitet një botë
plot me emocione personale, dhimbje
dhe ndonjëherë edhe ide të reja. Në
fakt, këta ditarë nuk kanë fare lidhje me
seksin si akt fizik mes dy personash,
por me botën shpirtërore, me emocionet
që rrethojnë këtë marrëdhënie
fizike, me emocionet dhe ndjesitë ndaj
atij që ke pranë, që e do, me frikën,
intimitetin, mirënjohjen, fajin, vetminë,
shpresën. Nga ajo që del në materialin
e ditarëve duket se për të gjithë
gjëja e fundit që çojnë nëpër mend
është gjetja e "pozicioneve të reja e
kënaqësisjellëse". Historia e tyre është
histori ndjenjash. Meshkujt për shembull
shqetësohen shumë se përse kanë
ndjesinë se bashkëshortja e tyre nuk
është më aq e lidhur shpirtërisht sa më
parë, apo gratë vetë mendojnë se si
është e mundur që i shoqi vazhdon të
pretendojë prej saj seks kur në mëngjes
nuk i derdhi plehrat e shtëpisë si
shenjë se ia dëgjon sërish fjalën. Të
gjitha rrëfimet janë të drejtpërdrejta,
edhe pse gjithçka merret me koeficientin
e mosbesueshmërisë dhe personalizimit
të situatave të ndryshme, duke
qenë se njerëzit gjithmonë tentojnë që
të zmadhojnë dhe ekzagjerojnë situatat
e madje edhe ndjenjat. Mbi të gjitha,
këta ditarë provojnë katërcipërisht se
nuk ekziston fjala "normale" në asnjë
lloj marrëdhënieje. Ideja e të shkruarit
të ditarëve pa emër ka nxitur te të gjithë
ata që morën pjesë në këtë eksperiment,
dëshirën për të qenë deri në fund
të sinqertë me veten, si kurrë më parë.
Sipas psikologes, eksplorimi i kufijve të
potencialit seksual nuk ka të bëjë
shumë me anën teknike të marrëdhënies,
por ka të bëjë vetëm me ndjenjat
që dy persona ndajnë me njëritjetrin,
si edhe asaj çka ndjejnë për
veten dhe kjo brenda e jashtë dhomës
së gjumit. Ajo që të bie në sy është se
ndryshimet që kanë të bëjnë me
vetëbesimin dhe vetëndjesitë janë të
ndryshme nga brezi në brez. Kështu,
për shembull, 20-vjeçaret e sotme kanë
më shumë vetëbesim në çështjet seksuale
se moshataret e tyre të brezave të
mëparshëm. Kjo mund të shpjegohet
me faktin se kultura e gjeneratës "Sex
and the City", qëndrimet njënatëshe
me një partner, u kanë dhënë vajzave
më shumë vetëkontroll për menaxhimin
e jetës seksuale, por ka ditarë të
vajzave të reja, në të cilët ato shprehin
një lodhje, ezaurim dhe mërzi për
ndërrimin e shpeshtë të partnerëve,
për lidhjet sipërfaqësore e vetëm fizike,
të cilat të konsumojnë dhe të boshatisin
përbrenda. Ka shumë të rinj dhe të
reja sot që kërkojnë të kenë jetën e tyre
seksuale, por zakonisht modeli që u
ofrohet është modeli "fastfood" pra një
lidhje shumë e shpejtë që ka vetëm
konsumin e shpejtë brenda vetes e
pasuar nga harresa dhe rendja drejt një
tjetër lidhjeje të ngjashme thjesht
konsumative. Ka pasur ditarë të
vajzave 25-vjeçare të përqendruara
vetëm tek arritja e teknikave të sofistikuara
për t‘i sjellë partnerit sa më
shumë kënaqësi fizike, çka mund të
përkthehet me një punë të madhe
fizike nga ana e tyre, që nuk ka të bëjë
fare me dashurinë, ndjenjën dhe marrëdhënien
e vërtetë intime mes dy
personash. Pikërisht këta lloj çiftesh
që kërkojnë maksimumin nga fiziku
dhe organet e tyre gjenitale, në ditarë
kanë shkruar se thellë-thellë ajo çka
kishin nevojë ishte intimiteti i një
lloji krejt tjetër, që nuk kishte nevojë
për sforco e shtirje, por që vinte
natyrshëm si pasojë e ndjenjave të
përbashkëta. Edhe meshkujt që
shquhen si të prirur vetëm për marrëdhënie
fizike, kërkonin në thelb
dashuri dhe mirëkuptim. Ajo çka
ishte vërtet befasuese, sipas psikologes,
nga leximi i ditarëve ishte
pikërisht ana e fshehtë e të ashtuquajturve
"Maço man", ose meshkuj
të fortë. Meshkuj të tillë të shquar si
"gjahtarë" femrash të reja dhe të bukura
kanë një anë të fshehtë shumë
më të ndjeshme dhe të dashur e
madje shumë më besnike ndaj partnerit
zyrtar. Një pjesë e madhe e këtyre
burrave, edhe pse mund të kenë
shumë të dashura, vazhdojnë në thelb
të jenë thellësisht të dashuruar me
bashkëshortet e tyre. Ata shpesh duan
që ajo të jetë më pranë fizikisht dhe
së pari ta ndiejë dashurinë dhe kujdesin
e saj, sepse vetëm kështu do ta
jepnin në këmbim. Ata kanë nevojë
ta dinë se janë ende në qendër të
vëmendjes, pavarësisht se tashmë
mund të mos kenë asnjë qime në
kokë, apo mund t‘i kenë barqet e
r rumbullakosur. Di t a r ë t i s h i n
mbushur me histori të trishtuara
dashurish të braktisura, të lëna
përgjysmë. Duket sikur burrave më në
fund iu dha rasti që të flisnin hapur për
atë çka mendonin vërtet, pa pasur
frikën e paragjykimit apo keqgjykimit.
Njëri prej tyre, një burrë rreth të 50-ave,
shkruante: "Për mua gruaja ime vazhdon
të jetë seksualisht tërheqëse dhe
unë do të doja të bëja dashuri me të. E
kuptoj se po plakemi dhe nuk jemi ata
që kemi qenë në të ri, por më mungon
shumë dashuria dhe ëmbëlsia me të
cilën ajo më gostiste në vitet e para të
marrëdhënies sonë. Do të doja që në
këto momente malli e vetmie të ulesha
dhe të qaja, por burrat e moshës sime
nuk qajnë për gjëra të tilla, pra se nuk
i përkëdhel më gruaja si dikur dhe kjo
do të ishte një dobësi e turpshme. Sigurisht
që as mund ta çoj nëpër mend
që t‘u flas të tjerëve për këtë problem
të madh afeksioni që kam". Dhe sigurisht
që nuk bëhet fjalë vetëm për meshkuj
që vuajnë. E njëjta dhimbje dhe
hidhërim shprehet nga vetë gratë. Në
këtë rast ato shprehin keqardhje që
dëshirat e tyre seksuale nuk përkojnë
me ato të partnerëve. Të bombarduar
me reklama të ndryshme shumë sensuale
në TV, gazeta e revista, njerëzit
shohin me sy e plasin me zemër dhe
kjo situatë është një vuajtje e fshehtë
dhe e gjatë për shumëkënd. Askush nuk
do që të jetë një zë ndryshe në një botë
të mbushur me reklama që shpallin
kënaqësinë seksuale edhe në rastin e
promovimit të prodhimeve ushqimore.
Të paktë janë ata që pranojnë publikisht
se janë të brishtë shpirtërisht, apo
që do të flisnin për historitë e trishta të
shtretërve të tyre martesorë, që do të
tregonin vuajtjen nga mosafrimi i partnerit
dhe enigma e largimit të tij. Ka
raste kur një fjalë e thjeshtë mund të
ndryshonte një situatë nga më të koklaviturat
dhe delikatet. Ajo që psikologia
ka vënë re në përvojën e saj të gjatë me
njerëzit është se gratë shpesh e përdorin
seksin si armë për të dënuar, ose
shpërblyer partnerin, duke e shndërruar
atë në një gjë materiale. Ndërsa
burrat me kalimin e kohës ankohen se
"e dashura" me të cilën u martuan ka
ikur dhe në vend të saj ka ardhur një
grua që seksin e përdor për të përfituar,
apo për të dënuar. Ajo çka
është më e keqja, është se bëhet fjalë
për dënime ndaj enëve të palara, pazarit
që nuk është bërë siç duhet. Në
kushte të tilla, çiftet nuk e kuptojnë më
se si u zhduk pasioni që dikur i mbante
gjallë. Sipas disa studimeve, kjo ka të bëjë
me zhdukjen e të ashtuquajturve hormone
të dashurisë 18 muaj pas njohjes
së parë dhe se me kalimin e kohës pasioni
seksual mund të rindizet pas një
nate të kaluar jashtë shtëpisë e larg fëmijëve.
Kjo mund të jetë pjesërisht e vërtetë,
por njëherazi duket edhe si shumë
e thjeshtë për të funksionuar dhe faktin
që krizat janë të vazhdueshme në çifte
tregon se një natë me njëri-tjetrin nuk
është zgjidhja e përhershme e një problemi
që shpesh sa vjen e rëndohet. Pas
leximit të ditarëve, psikologia kuptoi se
një pjesë e grave shkëputeshin dhe u
largoheshin marrëdhënieve intime jo
për shkak të futjes në mes të lidhjes me
bashkëshortin të fëmijëve, të punëve
të shtëpisë e të tjera detyrimeve nga
martesa, por për shkak se që në fillim
ato nuk ishin shquar për ndonjë libido
të madhe. Dashuria e shton së tepërmi
libidon, apo ndryshe dëshirën seksuale,
por kur ndjenja e dashurisë së
parë me kalimin e muajve nuk është
më aq e fortë dhe hormoni i endorfinës
nuk prodhohet më në sasinë e duhur,
atëherë gruaja kthehet në normalitet,
duke e lënë të vetëm partnerin e saj që
është plot energji e dëshirë për të vazhduar
marrëdhënien intime sa më
gjatë. Ky i fundit nis të pyesë veten se
ku u zhduk gjithë ajo dëshirë për të
qenë bashkë. Gratë shumë shpejt e
ndryshojnë nevojën për seks në nevojë
për përkëdheli, dashuri dhe nuk dinë
si ta kërkojnë, apo t‘ua bëjnë të ditur
partnerëve një ndryshim të tillë dhe
këtu fillon kriza. Dikur psikologët
këshillonin që zgjidhja ndaj një problemi
të tillë është të flasësh hapur me
partnerin dhe t‘i tregosh atij gjithçka
që ka të bëjë me ndryshimin. Ndërsa
sot këshilla që psikologia do të jepte
është marrja e mashkullit më shumë
me punët e shtëpisë dhe e femrës me
veprimtari të tjera, çka mund të shkaktojë
edhe shtimin e dëshirës seksuale
tek ajo. Gruaja duhet të ketë më shumë
kohë në dispozicion për të dëgjuar
zërin e femrës që është brenda saj,
sepse ai zë struket shpesh aq thellë, sa
me raste humbet krejtësisht. Nëse një
grua e martuar do të zhvillonte një
dialog me këtë femër brenda saj, edhe
marrëdhënia me mashkullin do të
ndryshonte për mirë. Zakonisht çiftet
me një jetë seksuale të mirë e gjejnë
kënaqësinë në gjysmë të rrugës. Fillimisht
duhet të nxiten, pastaj në mes
dhe në përfundim ndihen të plotësuar.
Në përfundim psikologia nga gjithë
ditarët që lexoi vuri re një gjë shumë të
rëndësishme, që nuk është se nuk dihej
më parë: një marrëdhënie seksuale
zgjat vetëm nëse në qendër dhe në
themel të saj është dashuria, afeksioni
dhe këto ndjenja i përcillen partnerëve
pa ngurrim, përtesë, apo turp.