E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton, vizitë në Afrikë. Ultimatum Eritresë për Somalinë

Hilari Klinton ka premtuar
për një mbështetje të
fuqishme për qeverinë e
brishtë somaleze dhe është betuar,
se vendi i saj do të ndërmarrë veprime
kundër Eritresë, nëse nuk
do të ndalonte ndërhyrjen e saj të
papranueshme në vend. Klinton,
që ndodhet në një turne në disa
vende afrikane, organizoi takime
me liderët e Kenias, Somalisë. Administrata
e këtij vendi po përpiqet
që të luftojë militantët islamistë.
Sipas Klintonit, Obama dhe ajo
duan që ta shtrijnë mbështetjen
e tyre për qeverinë në tranzicion.
Sipas agjencive të zbulimit, Somalia
është një "parajsë" për ekstremistët
që kërkojnë të organizojnë sulme në
rajon dhe më gjerë. Nga ana e saj,
Eritrea në mënyrë të vazhdueshme
ka deklaruar se nuk i mbështet
rebelët në Somali. Por amerikanët
thonë se ky vend ka ende kohë që
të korrigjojë sjelljen e tij. Shtetet e
Bashkuara i kanë ofruar një ndihmë
ushtarake administratës së vendit
muajt e kaluar përfshi edhe 40 tonë
më shumë armatime dhe municione
në luftën kundër Shababëve.
Uashingtoni ka shprehur gjithashtu
gatishmërinë e tij për të trajnuar
personel për çështjet e sigurisë dhe
për çështjet logjistike. Administrata
e Obamës e ka përjashtuar dërgimin
e trupave amerikane për të
ndihmuar qeverinë në luftën e saj
kundër rebelëve. Përfshirja e fundit
amerikane në Somali, gjatë presidencës
së bashkëshortit të sekretares
Klinton përfundoi me turp. 18
ushtarë amerikanë u vranë në një
betejë në Mogadishu në tetor të vitit
1993, duke shënuar kështu edhe
fi llimin e tërheqjes amerikane dhe
asaj të Organizatës së Kombeve të
Bashkuara nga Somalia. Klinton tha
se vendi i saj e mbështeti Bashkimin
Afrikan të vendosur në kryeqytetin
somalez dhe se qeveria e këtij
vendi ishte shpresa më e mirë dhe
zgjidhja më e drejtë për rikthimin
e stabilitetit në vend. Ahmed është
zgjedhur në janar pas një procesi të
negociuar nga Kombet e Bashkuara
për të krijuar një qeveri qendrore që
nga viti 1991. Bisedimet e Klintonit
prekën edhe sferën e skandaleve të
grabitjeve të anijeve të ndryshme
nga piratët somalezë që u shndërrua
në një makth të vërtetë për të gjithë
udhëtarët e atyre rrugëve detare.
Sipas Klinton, ajo nuk do të donte që
një situatë e tillë të përsëritej sërish,
sepse kjo do të ishte shkatërrimtare
për shumë biznese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›