Demonstrata e dhunshme, në pranga një 50 vjeçar

Policia e Tiranës bëri të ditur sot se ka përfunduar në pranga shtetasi Agron Hamdi Troksi 50-vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë, në bazë të Urdhër ndalimit të datës 26 janar 2011, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi më datë 21.01.2011, nga ora 14.00-16.00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, me automjetin me targë Tr 8118 B, i cili është në pronësi të tij, ka hyrë në territorin e objektit të Këshillit të Ministrave.
Gjatë kësaj demonstratës ka dëmtuar bankinën që ndodhej në hyrje të Kryeministrisë, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik./S.Ll/Start/
2011-01-27 10:42