Plas sërish trukimi në Turqi, hetim Beshiktashit
TURQI- Pas Fenerbaçes, tashmë Beshiktashi përfundon nën hetimin e UEFA-s, si e dyshuar për trukimin e finales së Kupës së Turqisë. Qeveria e futbollit europian vendosi të hetojë sfidën finale të kupës së vendit nga Bosfori, të sezonit 2010-2011, ku është e përfshirë pikërisht skuadra nga Stambolli. Ndeshja do të merret në shqyrtim më datë 22 qershor nga ana e UEFA-s, pasi ajo dyshon se klubi ka qenë i përfshir në manipulimin e këtij takimi.
Dy vite më parë në Turqi shpërtheu skandali i trukimit të ndeshjeve, ku u përfshinë të gjitha klubet e mëdha të vendit, si Fenerbaçe, Gallatasaraj, por dhe Beshiktashi, aq sa UEFA vendosi përjashtimin e kampionëve të Fenerit nga të gjitha kompeticionet kontinentale për atë vit, pasi federata turke vendosi t’i heqë titullin verdhebluve.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)