E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo prezantohet te Çelsi: Ja ende i uritur për trofe

ANGLI- Nga “Special One” në “Happy One”. Te Çelsi nis zyrtarisht periudha e dytë e erës “Murinjo”. Tekniku portugez prezantohet zyrtarisht në krye të stolit të bluve të Londrës. “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Më duket sikur kanë kaluar vetëm disa ditë, por nëse bëjmë llogaritë, kanë kaluar plot 9 vjet që kur u prezantova për herë të parë. Jam i njëjti njeri, me të njëjtat emocione dhe pasion, por gjatë kësaj dekade kam kaluar edhe eksperienca të rëndësishme. E di që prej meje prisni shumë dhe unë mund t’ju garantoj dëshirën e madhe për të punuar dhe për të fituar sërish. Kudo që kam punuar kam fituar trofe dhe e kam konsideruar klubin si gjënë më të rëndësishme. Ky është një klub që ka ambicie të rëndësishme dhe me një grup lojtarësh cilësorë, por do të jetë puna jonë treguesi më i qartë i vlerave që kemi. Rigjej një kampionat të ndryshëm, sepse do të shkoj në “Old Traford” dhe nuk do të takohem me Aleks Ferguson, ndërsa Pelegrini ka marrë drejtimin e Mançester Sitit. Kampionati do të jetë i hapur me shumë skuadra në garë. Objektivi? Një klub si Çelsi duhet të jetë kompetitiv në shumë fronte”, - ka thënë Zhoze Murinjo.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›