E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacione antidrogë në Fier e Burrel, pesë të arrestuar

 FIER/BURREL – Pesë persona u arrestuan dje me armë e drogë të llojit kanabis sativa në dy aksione të zhvilluara nga policitë e Fierit dhe të Burrelit. Mëngjesin e djeshëm, operacioni i koduar “Expres” çoi në arrestimin e dy të rinjve nga fshati Mërtish i Lushnjës. Ermal Mihali, 25 vjeç dhe Armelin Semini, 26 vjeç, sipas policisë së Fierit u kapën në afërsi të fshatit Këmishtaj, ndërsa transportonin nga fshati i tyre drejt qytetit të Lushnjës 1 kg kanabis sativa. Vazhdimi i kontrolleve, në banesën e Seminit dhe 12 kg kanabis sativa, si dhe një armë gjahu pa leje. Sipas policisë kishte dyshime se dy të rinjtë po transportonin drogën, ndërsa akuzohen si shpërndarës të saj në këtë zonë. Tjetër operacion antidrogë është kryer nga policia e Peshkopisë, me emrin e koduar “Zabeli”. Një sasi prej 838 gramë lëndë narkotike, një automatik model 56 me tre krëhëra, 2980 copë fishekë model 56 dhe një aparat celular janë bllokuar nga ana e policisë. Ato iu gjetën shtetasve M.Veseli, 17 vjeç, Isuf Dacit, 20 vjeç si dhe 22-vjeçarit Viktor Rabdishti. Ky i fundit, sipas policisë, ka qenë dënuar më parë për “vjedhje në bashkëpunim” dhe për veprën penale të “prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike”. Për shtetasin Jetmir Zebi, 21 vjeç janë kryer procedurat për veprën penale të mbajtjes së armëve pa leje, duke u ndjekur në gjendje të lirë. m.r/h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›