SHBA emëroi ambasadoren e saj të parë në Kosovë
Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs emëroi ambasadoren e parë të SHBA-së në Kosovë, pesë muaj pas shpalljes së pavarësisë.
Rajs njoftoi emërimin e specialistes për Evropën Lindore, Tina Kaidanou si ambasadore e SHBA-së në Kosovë. Kajdanou deri tani njihet si përfaqësuese e Dhomës amerikane në Prishtinë. Ndërkohë Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi, janë pritur me nderimet më të mëdha që iu bëhen burrështetasve të vendeve të pavarura, me një kordon ushtarësh për rastet solemne gjatë hyrjes në Pentagon. Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates i ka pritur udhëheqësit e Kosovës në vizitën që shënon takimin e parë bilateral midis dy vendeve të pavarura. Takimi është zhvilluar pas atij me sekretaren Rajs. pas përfundimit të tij, nuk janë dhënë shumë deklarata, ndërkaq pritja me nderimet që iu bënë Presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi tregoi edhe njëherë përkushtimin amerikan për të ndihmuar ecjen e Kosovës së pavarur në të gjitha fushat. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Shon Mekormak e ka quajtur takimin në Uashington "një takim historik, ku sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs ishte shumë e kënaqur që takoi presidentin dhe kryeministrin". "Ishte një takim shumë i mirë. Ata folën për të kaluarën, për të ardhmen, folën për shpresat dhe aspiratat. Ndërkaq, ne folëm për gatishmërinë dhe vullnetin tonë që të punojmë me Kosovën derisa ata ndërtojnë sistemin e tyre politik, ekonominë e tyre në një kohë kur bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë të përkujdeset për aspektet e sigurisë", tha Mekormak. Dy takime të tjera pasojnë të hënën për delegacionin kosovar, përfshirë edhe atë më të rëndësishmin me presidentin Xhorxh Bush. Takimet janë vlerësuar si shumë inkurajuese për shtetin e ri. Pritet që Presidenti Bush t'u shprehë dy udhëheqësve mbështetjen e tij të fortë ndaj përpjekjeve të qeverisë së Kosovës për krijimin e një shteti demokratik.
Reagimi i Tiranës: Pavarësia, realitet i pakthyeshëm
Tirana zyrtare ka përshëndetur takimin historik të Sekretares amerikane të Shtetit Kondoliza Rajs, me liderët më të lartë të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi. Ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cilëson takimin si shprehje të vlerësimit dhe miratimit të punës së institucioneve të Kosovës, progresit të dukshëm të saj në procesin e konsolidimit të demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit. "Takimi heq çdo shpresë të atyre që nuk e kanë dashur e as nuk e duan Kosovën e Pavarur dhe Ballkanin e qetë. Kosova e pavarur është tashmë një realitet i pakthyeshëm", thuhet në deklaratë.