E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqini pa trajner, afrohet sponsori

 

Një nga biznesmenët vendas të qytetit të Peqinit, Ardian Kosta ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar skuadrën e Shkumbinit nga ana financiare. Zoti Kosta njihet mjaft mirë nga qytetarët e Peqinit, pasi ai është pronar i firmës 'Kosta", një kompleks  Hotel-Bar e Restorant në hyrje të qytetit. Vetë biznesmeni është shprehur ekskluzivisht për "Panorama" se është i gatshëm të japë mbështetjen e tij për të ndihmuar skuadrën e Shkumbinit, gjithmonë nëse arrihet një marrëveshje me drejtuesit e klubit peqinas. Ndërkohë pas dorëheqjes së Maganit ende nuk bëhet i ditur trajneri që do të marrë në dorë skuadrën. Me shumë gjasa stafeta do t’i kalojë zëvendësit të tij, Sokol Branica.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›