Platini: Ekipet të mbytura në borxhe
Michel Platini vazhdon i bindur fushatën e tij kundër shpenzimeve të çmendura të klubeve të mëdha dhe bilanceve në defiçit. Presidenti UEFA-s kësaj here ka bërë edhe emra në një intervistë për gazetën “Daily Telegraph”. Platini ka përmendur Abramovich, Moratti apo Glazer dhe planet e tyre me shuma stratosferike që sipas tij kanë sjellë probleme në arkat e këtyre klubeve.
“Këto ekipe janë të mbytura në borxhe. Kush do të ishte aq budalla sa t’i blinte ato?” – ka deklaruar Platini për të përditshmen angleze. Inter në një komunikatë për shtyp ka mohuar faktin se ka borxhe. Kreu i futbollit Europian sqaroi se këto klube do të kenë 3 vjet kohë për të përmisuar gjendjen ose nuk do të lejohen të marrin pjesë në aktivitet që organizon UEFA. Platini ka këshilluar që kush ka para për të investuar në futboll ta bëjë në vendin e tij të origjinës. Ai dha shembullin e Gjermanisë ku një i huaj nuk mund të zotërojë më shumë se 50% të aksioneve të një ekipi por ka vlerësuar edhe modelin e Barcelona ku ka aksionerë edhe tifozë. Presidenti UEFA-s që do të ishte më mirë t’i besohet të rinjve vendas për të furnizuar ekipet se sa të blihet jashtë. Michel Platini ka qenë besnik i kësaj skeme të cilën e kishte dhe në programin e tij në zgjedhjet si president i UEFA-s.