Pollo takim me Komitetin e programit për modernizim
Komitetit për Modernizimin e Qeverisë që po punon me Programin “Një OKB” ka zhvilluar takimin e radhës i drejtuar nga ministri i Shtetit Genc Pollo. Ministri Pollo theksoi se reforma e ndërmarrë nga Kombet e Bashkuara me Iniciativën “Një OKB”, përputhet plotësisht me punën e bërë viteve të fundit nga Qeveria Shqiptare. Ministri i shtetit vlerësoi prioritetet e përfshira në programin “Një OKB”, të cilat janë të një rëndësie të veçantë për vendin tonë, në përputhje me prioritetet e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim. Ndërsa koodinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Tiranë, Gulden Turkozz-Cosslett, vlerësoi rolin udhëheqës të Qeverisë Shqiptare në hartimin dhe zbatimin e programit. Programi “Një OKB” për periudhën 2007-2010 është ndërtuar mbi axhendën e reformave të vendosura nga shtetet anëtare të OKB-së për të rritur koherencën dhe efektivitetin e veprimeve në terren.