Prishja e kontratës me Darfo-n, minatorët pro vendimit
Shumë prej minatorëve të Bulqizës e kanë cilësuar të drejtë vendimin e Ministrisë së Energjetikës për prishjen e kontratës konçesionare me kompaninë ACR të njohur ndryshe si Darfo. Sipas tyre, kushtet e punës kanë mbetur të njejta me ato të shumë viteve më parë. Përveç kësaj minatorët thonë se kompania nuk ka përmbushur premtimet e saj për investime.
Duke kritikuar qendrimin e Sindikatës, minatorët i kërkojnë Ministrisë së Energjetikës,të përzgjedhë me kujdes koncesionarin e ri. Kompania Darfo ka marrë në shfrytëzim Uzinën e Ferrokromit në Burrel dhe minierën e Bulqizës që prej vitit 2001. Që prej asaj periudhe në galeritë e Bulqizës kanë humbur jetën shumë minatorë, çka detyroi qeverinë shqiptare të rishikojë përmushjen e kritereve të kontratës nga firma koncesionare.