Kuriozitete mbi ndeshjen Dinamo-Partizani

Ndeshja e së shtunës, e vlefshme për javën e 10-të Kampionatit të 68-të të Kategorisë Superiore është ballafiqimi i 125-të historik midis dy ekipeve që së bashku kanë 31 trofe kampionësh. Në 124 ndeshjet midis tyre 37 fitore i takojnë Dinamos, 44 barazime dhe 43 fitore i ka merituar Partizani. Golat: 135-149, gjithmonë në favor të Partizanit.
EKUILBËR I PLOTË
Në 18 takimet e fundit, dy ekipet ndodhen në një ekuibër të plotë: 8 fitore Dinamo, 2 barazime dhe 8 fitore Partizani. Dinamo ka një epërsi të lehtë përsa i përket golave të shënuar: 23 gola janë shënuar nga blutë dhe 20 gola nga të kuqtë.
DIFERENCA +3 GOLA
Është përsëritur vetëm dy herë, nga një për cdo ekip. Partizani ka fituar me Dinamon me rezultatin 5-2 në sezonin 2003/2004, ndërsa Dinamo ka fituar me Partizanin 3-0 në ndeshjen e fundit të sezonit 2005/2006, që është dhe ndeshja e fundit midis dy ekipeve.
FITORET E PLOTA SEZONALE
Dinamo i fitoi të katër takimet e sezonit 2004/2005: 2:0, 2:0, 3:2 dhe 1:0, ndërkohë që të njëjtën gjë ka bërë edhe Partizani në katër përballjet e sezonit 2003/2004: 3:1, 5:2, 2:0 dhe 2:1, ku një prej ndeshjeve (ajo me rezultat 2:0) u zhvillua në stadiumin "Besa" të qyetit të Kavajës.
NDËRRIMET E TRAJNERËVE
Të dy ekipet i kanë ndërruar trjanerët me të cilët e nisin sezonin 2006/2007. Faruk Sejdini është larguar nga drejtimi i Dinamos pas humbjes me Vllazninë (3-0) pas javës së 8-të duke i lënë vendin Redi Jupit, ndërsa Neptun Bajko i Partizani është larguar pas barazimit me Vllazninë 0-0 në javën e 9-të, duke i lënë vendin Hasan Likës.
LIKA HUMBJE ME DINAMON
Trajneri Hasan Lika është vënë edhe njëherë tjetër përballë Dinamos gjatë këtij sezoni. Kur Lika drejtonte Besën e Kavajës në sfidën e këtij sezoni kundër Dinamos së drejtuar nga Sejdini humbi në javën e 3-të me rezultatin e 3-1.
RENDITJET
DINAMO: Vendi i 7-të me 12 pikë
Bilanci në sezonin 2006-2007: 4 fitore, 0 barazime, 5 humbje. Golat: 11-14. Ndeshjet brenda: 4 fitore, 0 barazime, 1 humbje. Golat: 10-6
Ndeshja e fundit: Dinamo-Flamurtari 2-1
PARTIZANI: Vendi i 4-t me 15 pikë
Bilanci ne sezonin 2006 2007: 4 fitore, 3 bar., 2 humbje, gol. 12 8
Ndeshjet jashte: 2 fitore, 2 barazime, 0 humbje, gol. 6 2
Ndeshja e fundit: Partizani-Vllaznia 0-0
BILANCI NDERMJET TYRE: 124 ndeshje; 37 fitore Dinamo, 44 barazime, 43 fitore Partizani. Golat: 135-149
NDESHJET DINAMO–PARTIZANI QË NGA SEZONI 1999-2000
SEZONI 2005/2006
Dinamo-Partizani 3:0
Partizani-Dinamo 1:0
Dinamo-Partizani 1:2
Partizani-Dinamo 2:1
SEZONI 2004/2005
Dinamo-Partizani 2:0
Partizani-Dinamo 0:2
Dinamo-Partizani 3:2
Partizani-Dinamo 0:1
SEZONI 2003/2004
Dinamo-Partizani 3:1
Partizani-Dinamo 5:2
Dinamo-Partizani 0:2
Partizani-Dinamo 2:1
SEZONI 2002/2003
Dinamo-Partizani 0:0
Partizani-Dinamo 0:0
SEZONI 2001/2002
Partizani-Dinamo 0:2
Dinamo-Partizani 0:1
SEZONI 1999/2000
Partizani-Dinamo 1:0
Dinamo-Partizani 2:1
BILANCI 18 ndeshje: 8 fitore Dinamo, 2 barazime, 8 fitore Partizani. Golat: 23:20