E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini preferon sytë

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini ka ritheksuar qëndrimin e tij kundër përdorimit të teknologjisë në vijën e portës.

Francezi mendon ndryshe nga presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter i cili ka mirëpritur aprovimin e teknologjisë në futboll.

“Kam biseduar me Blatterin, ai e mbron një botë, kurse unë një tjetër. Do të vendosë Bordi Ndërkombëtar, nuk do të ketë probleme. Por, unë preferoj sytë e njerëzve, e ai teknologjinë, por do të shohim se çka do të ndodhë”, deklaroi Platini për të përditshmen franceze L’Equipe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›