Forlan respekton Interin

Sulmuesi i Interit, Diego Forlan ka ritheksuar se nuk refuzoi të inkuadrohet në lojë nga pankina në barazimin 0-0 me Atalantan të dielën e kaluar.
Ylli uruguaian ka insistuar se është i lumtur në Giuseppe Meazza dhe respekton klubin, tifozët dhe fanellën e skuadrës.
“Mund të thoni shumë gjëra por është me rëndësi që njerëzit në fund të njoftohen me të vërtetën. Kam respekt për tifozët, Interin dhe për fanellën. Nuk kam ardhur këtu për të bërë diçka gabim. Dua t’i ndihmoj ekipit”, deklaroi Forlan për Inter Channel.