E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria forcon kontrollin për sigurinë në miniera

Inspektimi dhe Shpëtimi në Miniera, po kthehet në një institucion të rëndësishëm dhe qeveria është e vendosur ta mbështesë atë. Këtë mesazh përcolli ministri i ekonomisë Dritan Prifti në ceremoninë e përurimit të një reparti special në mbrojtje të jetës së minatorëve dhe të sigurisë në punë në miniera.

”Vullneti i kryeministrit është që ky institucion duhet të vazhdojë të ekzistojë siç është, për rëndësinë që ka. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim me fonde, me hapje vendesh të reja pune brenda këtij institucioni, për ta kthyer atë në një institucion elitë për të gjitha institucionet e shpëtimit në vend” tha Prifti.

Pjesë e punës së këtij institucioni do të jetë një vëmendje më specifike për zonën minerare të Bulqizës. Sipas ministrit Prifti aksidentet e ndoshura atje si dhe njoftimet se punojnë në këtë sektor edhe të mitur kërkon ndërhyrje të menjëhershme. “Po krijohet një grup Task Force, kryesisht për zonën e Bulqizës, në krye të të cilit do të jetë prefekti i qarkut dhe do të marrin pjesë përfaqësues të RISHM-it, të METE, të Zyrës së Tatimeve, Policisë së Shtetit” tha Prifti.

Reparti i Inspektim Shpëtim Miniera funksionon si i tillë që prej vitit 1959. Vec misioneve në raste emergjente, ky repart mbikqyr e kontrollon sigurinë në galeritë e ndryshme.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›