E Diel, 1 Nëntor 2026

Teksti përkatësisë gjinore, kritika dhe nga arsimtarët

Kritikave te forta te nje dite me pare te deputeteve te mazhorances, ne lidhje me teksin qe qarkullon ne klasat fillore, mbi perkatesine gjinore ju jane bashkuar dhe arsimtaret e shkollave 9- vjeçare ne Tirane. Ata shprehen se nuk jane dakort qe tekste te tilla qe duan te përcjellin ndryshimin e steriotipeve, duke mësuar meshkujt të luajnë me kukulla dhe femrat të sillen si meshkuj, eshte e gabuar.

"Ti bësh një pyetje të tillë, a do të doje të luaje me lodrat e vajzave, apo ti vajzë me lodrat e djemve më duket pak absurde. Më duket shumë e avancuar për moshën e fëmijëve por dhe jashtë natyrores. Fëmija do të zgjedhë atë që do, në programin shtetëror nuk ka pse të jetë një gjë e tillë. E dyta, problemi i barazisë gjinore është një problem delikat dhe cilido e trajton këtë temë duhet të jetë shumë i vëmendshëm", thotë një arsimtare.

"Në ciklin fillor unë do të isha dakord që në kuadrin e asaj që shoqëria të mësohet me barazinë gjinore, që si meshkutj dhe femrat të bëjnë punët që arrijnë ti bëjnë, që janë të mundshme që i ndjejnë të bëjnë, unë do isha dakord. Ndërsa për sa i përket psikologjisë së moshave të ciklit të ulët ata nuk mund të arrijnë ndarjen seksuale sepse vetë mosha e tyre nuk është e pjekur. Ata nuk e kanë pjekurinë e tyre seksuale që të flasin për gjëra të tilla", thotë një tjetër arsimtare.

Ka qene Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit, e cila ka denoncuar kete tekst te aleances gjinore per zhvillim i cili qarkullon qe nga viti 2007 nëpër shkollat e ciklit të ulët, i paautorizuar nga ministria e Arsimit. Nderkohe kjo ministri e kontaktuar nga Alsat , nuk ka pranuar te reagoje, per te dhene nje shpjegim rreth qarkullimit te këtij teksti.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›