Platini vë bast për Italinë, Francën e Gjermaninë
Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini tha se Italia, Franca dhe Gjermania janë favoritët për të fituar Euro 2008, por francezi i njohur nuk përjashtoi Spanjën e Portugalinë.
Kampionati Europian do dhe një muaj të startojë, por parashikimet e para janë dhënë. “Italia, Franca dhe Gjermania janë favoritët më të mëdhenj për Euro 2008”, - tha Platii për gazetën spanjolle “As”. “Megjithatë, është e vështirë të bësh parashikime. Edhe Portugalia e Spanja janë ekipe të mëdha. Spanja, në veçanti, është një mister i vërtetë, dështon gjithmonë të kalojë çerekfinalet”. Platini, i cili udhëhoqi Francën në fitoren e Euro 1984, zbuloi edhe sekretin e fituesve në kampionatet e mëdha. “Greqia dhe Italia fituan Kampionatin Europian dhe Kupën e Botës pasi kishin një balandë të mirë. Futbolli nuk është vetëm sulm, por një balancë midis sulmit dhe mbrojtjes”.
Sheva: “Zemra ime e lidhur me Milanin”
Andrij Shevçenko kaloi shtatë vite të lavdishme te Milani nga viti 1999 deri në vitin 2006, duke shënuar 127 gola në 208 ndeshje, përpara se ai të bashkohej me Çelsin pas Kupës së fundit të Botës në Gjermani. Koha e tij në “Stemford Bridxh” ishte një dështim i madh, dhe ai vetë shpreson se mund të kthehet në “San Siro” gjatë kësaj vere. Milani është shumë i interesuar për të nënshkruar me Shevçenkon, edhe pse agjentët e lojtarët pohuan se, drejtuesit e klubit italian nuk janë të përgatitur të paguajnë shpenzime të mëdha për ukrainasin. “Është folur shumë për kthimin, por unë nuk jam i lirë për të thënë asgjë më shumë sesa ajo që unë kam qenë gjithmonë shumë afër me Milanin”, - tha 31-vjeçari. “Megjithatë kthehem apo jo, kjo skuadër më ka dhënë mua shumë. Unë u rrita të Milani dhe fitova ‘Topin e artë’ dhe Ligën e Kampioneve aty. Unë kam shumë San Siro”, - shtoi ai. Sheva tha së ai është shumë nxitur nga derbi milanez, midis Interit e Milanit, që ka marrë një ngjyrat e klasikes. “Është një ndeshje unike dhe e madhe”, - vlerëson me entuziazëm ukrainasi. “Unë mendoj se ky derbi ka më shumë vlerë për Milanin pasi lufton për vendin e katërt dhe një vend në kualifikueset e Ligës së Kampioneve, për më tepër që Milani luan në shtëpi. Unë u uroj gjithë të mirat ish-shokëve të mi. Unë e di sa e rëndësishme është të fitosh derbin, sidomos tani”.
1 Maj 2008