E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, “Newseum” rrefen historinë e gazetarisë amerikane



Një muzeum i ri që i dedikohet historisë së raportimit të lajmeve ka hapur dyert në Uashington për herë të parë. Ai është quajtur “Newseum” dhe do të tregojë historinë se si gazetaria ka ndryshuar nga ngjarje të ndryshme që kanë ndodhur dhe si po ndryshon ky mjet i rëndësishëm i komunikimit. Muzeumi hap dyert në kohën kur disa prej organizatave tradicionale të lajmeve në SHBA janë shprehur të shqetësuara për gazetarinë amerikane. Kuratorët e “Newseum” janë shprehur se idea nuk është të përkujtohen gazetarë të veçantë, por t’i bëhet homazh amendamentit të parë të Amerikës të drejtës për fjalë të lirë dhe shtyp të lirë. Muzeumi ekzaminon traditat e gazetarisë amerikane duke perfshire edhe ata reporterë që rrezikojnë çdo gjë për të kryer punën e tyre. Vizitorët kureshtarë mund të dëgjojnë kronika të Ed Murroë që përshkruan blitzin mbi Londrën ndërsa bombat shpërthyen rreth tij. Prezantuesi i lajmeve në CBS, Dan Rather, e mirëpriti këtë muzeum dhe shprehu besimin për një ekzaminim të gazetarëisë. “Ne kemi qenë, gazetaria amerikane dua të them, në një gjendje pranë krizës, veçanërisht pas 11 shtatorit, por pa justifikime, dua të them në disa mënyra kemi humbur rrugën, kemi humbur shtyllën vertebrore, kemi humbur guximin. Gazetaria amerikane manifeston sot veten si gazetari që heziton, që nuk do të flasë, që nuk pranon të bëjë pyetje të vështira kur i flet personave me fuqi, veçanërisht pas 11 shtatorit dhe veçanërisht kur ky vend është në luftë”. Dan Rather, dikur një nga fytyrat më të njohura të lajmeve të mbrëmjes në SHBA u detyrua të largohej nga stacioni pasi disa dokumenta të përdorura për një kronikë që kritikonin presidentin Bush u vunë në pikëpyetje.

Spears del gjysmëlakuriq në palestër

Këngëtarja e shumëpërfolur, Britney Spears, i ka shokuar të gjithë pasi ka hyrë në palestër duke u mbuluar pjesërisht vetëm me një peshqir dhe asgjë tjetër. Ylli i këngës, “Toxic”, pasi kishte përfunduar ushtrimet e zakonshme në palestrën “Bally” të Culver City,në Los Angelos u drejtua për në dhomat e zhveshjes për te bërë dush. Mirëpo, pasi është zhveshur ajo është kthyer në palestër për të marrë një shishe me ujë, ndërsa është fotografuar duke ecur para atyre që stërviteshin ndërsa mbante vetëm një peshqir të vogël, i cili mbronte “modestinë” e saj. Këngëtarja kur ktheu kokën pa me dhjetra drita që po e fotografonin. Spears ëhstë duke u stërvitur intensifikisht për të rikuperuar fizikun e saj prej popstari.

Aguilera: “Edhe kritika është pozitive”

Ylli i muzikës pop, Christina Aguilera, është e bindur se të gjitha gjërat të cilat ndodhin në jetën publike janë të mirëpritura, madje edhe kritika është e mirë sepse lë të kuptohet se njerëzit flasin për të. Këngëtarja e hitit, “Beautiful”, nuk e mohon se lexon tregime negative për veten në shtyp dhe mohon se ndonjë artikull e nervozon atë, për arsye çdo e keqe e ka edhe një anë pozitive. “Të jesh objekt i revistave do të thotë se ke një “territor” tëndin në publik. Kur lexoj mendime të këqija për mua, fjalë negative dhe kritika, mundohem t’i kuptoj ato në anën pozitive, sepse megjithatë njerëzit flasin për mua dhe në njëfarë mënyre ata kanë një respekt”,-është shprehur këngëtarja.

1 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›