Rusi-Greqi, marrëveshje për tubacionin e gazit natyror
Rusia njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje me Greqinë për të sjellë edhe në territorin grek tubacionin e gazit natyror Rusi-Itali, me vlerë 15 miliardë dollarë. Ministri rus i Energjisë, Viktor Kristenko, tha se marrëveshja u nënshkrua në Kremlin. Tubacioni i njohur si “Rryma Jugore”, është parashikuar të transportojë 30 miliardë kub gaz në vit nga Rusia, nën Detin e Zi, përmes Bullgarisë dhe Greqisë deri në Italinë e jugut dhe tregjet e tjera perëndimore. Degëzimi verior i tubacionit kalon përmes Rumanisë dhe Hungarisë dhe përfundon në Italinë Veriore.
Vritet mbreti kolumbian i drogës, Mejia-Munera
Policia në Kolumbi ka vrarë mbretin e drogës dhe udhëheqësin e gjeneratës të grupeve paraushtarake, si dhe një prej krimineleve më të kërkuar në listat amerikane, Miguel Angel Mejia-Munera.
Ministri kolumbian i mbrojtjes, Juan Manuel Santos ka vërtetuar se Mejia është vrarë në përleshjen me armë në veri të Kolumbisë. “Ai ndoshta ka qenë më i kërkuari nga të gjithë kriminelët në Kolumbi”,-tha Santos. Së bashku me të janë vrarë edhe dy truprojat e tij. Uashingtoni zyrtar kishte ofruar pesë milionë dollarë për informacionin që do të çonte të kapja e tij.
Britania e Madhe ndalon hyrjen e djalit të Osama bin Ladenit
Autoritetet e Britanisë së Madhe kanë i ndaluar hyrjen në vend djalit të udhëheqësit të organizatës terroriste Al-Kaeda, Omar Osama bin Laden, pohon gazeta “The Times”. Sipas kësaj gazete, kërkesa e tij për të jetuar në Britaninë e Madhe me gruan e tij është refuzuar nga frika se prania e tij do të nxiste “shqetësim të popullit”. Omar bin Ladenit i është thënë se ekzistojnë dëshmi se ai ende është besnik ndaj babait të tij, i cili në Britani mbahet përgjegjës për vrasjen e 52 personave në sulmet me bomba të 7 korrikut 2005, shkruan “The Times”.
Rritet numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Irak
Numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Irak vazhdon të rritet. Sipas organizatës “Iraq Coalition Casuality Count”, në muajin prill humbën jetën gjithsej 46 ushtarë. Një arsye e këtyre humbjeve është ofensiva kundër ushtarëve shiitë të predikuesit Moktada al-Sadr. Pesë javë pas fillimit të ofensivës situata në periferinë e Bagdadit, Sadr-City po del gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit. Në luftimet e vazhdueshme atje sipas ushtrisë amerikane që prej të martës janë vrarë dy ushtarë dhe së paku 32 kryengritës.
1 Maj 2008