Plazhet publike në Durrës si pronë e qytetarëve
Eduard Halimi
Vetëm pak ditë më parë, në një atmosferë feste të jashtëzakonshme u inaugurua fillimi i punimeve të autostradës së kombit, në krahun tjetër të saj, një vepër për të cilën i përshëndes me gjithë zemër vëllezërit tanë kosovarë. Edhe pse kjo është një temë shumë e rëndësishme, ku unë jam i bindur se shumë të tjerë do ta përshëndesin dhe do të shkruajnë, unë do të ndalesha sot në një pikë të rëndësishme që e lidh këtë vepër me zonën time elektorale, plazhin e Durrësit.
Edhe sivjet rruga e Kombit, do të sjellë padyshim shumë më shpejt dhe shumë më shpesh, mjaft prej familjeve kosovare që do të duan e kalojnë pushimet e verës pranë detit të bukur të Adriatikut. Madje një prej interesave të rëndësishme të kësaj rruge, sipas Presidentit Sejdiu, ishte pikërisht interesi për të pushuar më shpejt dhe më komod në plazhin e Adriatikut dhe Jonit.
Por ajo që i ofrohet të gjithë këtyre familjeve që vijnë nga Autostrada e Kombit, dhe atyre që banojnë po aty në një plazh në një gjatësi prej 3.2 km, nga muri rrethues në pjesën lindore të portit detar, deri në zonën rezidenciale qeveritare tek Iliria në jug, janë vetëm sipërfaqe rëre të rrethuara me mbishkrimin “plazh privat” dhe çmime thuajse të papërballueshme për një pjesë të mirë të këtyre njerëzve. Askush nuk mund të thotë se pamundësia e çdo qytetari, banori të zonës, të pushojë free pranë shtëpisë së vet, nuk përbën një shqetësim.
Askush nuk mund ta mohojë se pamundësia për akses free në rërën poshtë shtëpisë të mos përbëjë një shqetësim.
çdo cm rërë, në gjithë gjatësinë prej 3 milionë cm, është dhënë nga Bashkia private dhe asnjë cm nga 3 milionë cm nuk i është dhënë qytetarëve, për të pushuar si plazh publik, edhe pse të gjithë këto 3 milionë cm janë të qytetarëve.
Më pak se një vit më parë, gjatë fushatës elektorale të vitit që lamë pas, ku takimet ishin intensive, me të drejtë zgjedhësit e mi në mënyrë absolute më paraqiten këtë shqetësim, si një nevojë domosdoshmërisht e kërkueshme, jo vetëm për banorët e tyre, por dhe për qindra mijëra familje kosovarësh, të cilët do të strehoheshin në banesat e tyre për pushime, por që i mungonte tërësisht aksesi free në plazhin poshtë shtëpisë në Durrës.
Në vijën bregdetare të tij ka më shumë se 80 hotele, me rreth 3200 shtretër, të cilët gjatë stinës së verës mbështeten nga turizmi familjar. Zona bregdetare e Durrësit në kohën e sezonit veror 5-fishohet në numër popullsie, dhe turistët nga vendi dhe rajoni mbushin vilat, pallatet dhe hotelet e plazhit. E gjithë vija bregdetare e zonës së plazhit, gjatë sezonit gjendet e mbushur me tabela “Plazh privat”, dhe çadra e shezlone të ngulur deri në bregun e detit
Në bashki aktualisht janë të regjistruara dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre rregullisht 34 plazhe private gjatë sezonit veror, që shtrihen nga sektori “Teuta” deri te Plepat.
Qytetarët e Durrësit kane dorëzuar peticione proteste disa herë në Bashkinë e Durrësit për këtë problem. Dhe është e drejtë që ato të jenë të shqetësuar për këtë fakt sepse janë pothuajse të detyruar të paguajnë minimumi 300 lekë thjesht për të pasur një vend, një çadër dhe dy shezlone. Kuptohet që dhe ky çmim nuk është i njëjtë për të gjitha subjektet, që rëndom quhen “plazhe private” sepse ato variojnë nga 300-700 lekë për këtë shërbim. Plazhi duhet të jetë për të gjithë dhe jo vetëm për ata që kanë mundësi.
Si ndërmjetës mes shtetit dhe komunitetit, me fuqinë që me jep ligji, kam garantuar komunitetin se do të bëj të mundur aksesin për të gjithë në plazhin e Durrësit. Para rreth tri muajsh, në Zyrën time Politike në Durrës, stafi im filloi punën për të hartuar një studim për këtë zonë. Një staf cilësor, me përbërje ekspertët më të mirë të Territorit dhe Mjedisit janë në përfundim të studimit, i cili më pas do të kalojë në Këshillin Bashkiak për miratim.
Në diskutimet e mia me stafin dhe ekspertët është evidentuar se të paktën 30% e plazhit të Durrësit duhet të jetë publik, duke përzgjedhur tre zona tradicionale si Apolonia, Hekurudha dhe Iliria, sektorë këto të preferuar si nga pushuesit ditorë, ashtu dhe nga turistët. Përcaktimi i hapësirave që do të zënë këto plazhe publike, do të studiohet në varësi të disa kritereve pa cënuar edhe subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre konform ligjit. Unë jam i bindur se zgjidhja që zyra ime do të propozojë së shpejti, duke e trajtuar plazhin e Durrësit si domain jo vetëm i bashkisë, por mbi të gjitha i publikut, do të gjejë mbështetje të madhe.
Plazhi i Durrësit duhet këtë një rregullim të plotë, duke ndërthurur plazhin publik free me atë privat, me të ndërlikuar. Nuk mund të them se do t’i pëlqejë ky rregullim Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, siç nuk i pëlqen çdo kërkese për modifikimin e sjelljes së tij me qytetarët. Nuk do t’i pëlqejë sepse i heqim një instrument absolut të tijin, për t’i kaluar plazhin në favor të privatëve dhe ia modifikojmë këtë hequr një pjesë të tyre dhe duke ia kthyer qytetarëve si plazh publik. E modifikojmë shpërndarjen e këtij interesi nga interesat e disa individëve në interesat e të gjithë qytetarëve.
Ky modifikim mund të dukej dhe i parëndësishëm, por duke pasur parasysh thellësinë e rërës dhe plazhit prej vetëm 30 m si dhe gjatësinë e tij prej 3200 m, domaini publik për zgjidhjen që ne ofrojmë merr një rëndësi të veçantë. Po t’i shtojmë këtu dhe mijëra dhe mijëra familje që vijnë për të pushuar në zonën para dhe pas shinave të trenit, me një çmim shumë komod dhe pamundësisë së tyre për akses free në det, është akoma dhe më e madhe rëndësia e këtij modifikimi.
Duke pasur parasysh se vetëm një muaj na ndan nga fillimi i sezonit të ri të plazhit, e kam çmuar si shumë të rëndësishme që studimi të përfundojë brenda një afati shumë të shkurtër. Plazhi i ri i Durrësit duhet të përfshijë detyrimisht aksesin free, si dhe duhet të ridimensionojë hapësirat për publikun ndaj atyre për private. Ky studim do të duhet të zgjidhë gjithashtu edhe sistemim më të mirë të nevojave të qytetarëve në këtë zonë publike edhe të parkimit, të pastrimit dhe mirëmbajtjes, duke dhënë më së miri një model të qartë të shërbimit ndaj qytetarëve.
Unë shpresoj shumë që jo vetëm qytetarët, jo vetëm Këshilli Bashkiak por dhe Kryetari i Bashkisë së Durrësit të përkrahë këtë projekt të ri, i cili nuk është një projekt politik i njërit apo tjetrit krah, por është një projekt në të mirë të qytetarëve dhe që qytetarët dhe gjithë publiku ta shohin qeverisjen e tyre, qendrore apo lokale, të djathtë apo të majtë në shërbim të tyre dhe jo si diktues i nevojave të disa individëve.
*Deputet i Durrësit (pd)