Flisni, radha është e juaja
Eno Bozdo
Debati i djeshëm dhe i sotëm mbi krizën hipotetike të ekonomisë shqiptare i ka shpalosur opinionit publik, e në veçanti ekonomistëve si dhe atyre të apasionuarve pas ekonomisë, faktin se është shumë e vështirë që ky debat të kontribuojë në cilësinë e vendimmarrjes, për sa kohë Partia Socialiste, si partia më e madhe opozitare, zgjedh vetëm gjuhën politiko-militante për të deklaruar të “vërtetën” e saj mbi ekonominë shqiptare.
Mu si kështjellarët e fortifikuar me idenë fikse të rezistencës, eksponentët e lartë të PS, përgjegjës për ekonominë dhe financat, kanë më shumë se 2 vjet që i bien këmbanës false të krizës ekonomike, shoqëruar kjo me argumentet e tejkonsumuara politike të “kapjes së shtetit nga ana e maxhorancës” dhe “varfërimit të mëtejshëm të shqiptarëve”. Sidoqoftë, është jo produktive që debatin ekonomik ta vendosësh mbi argumentet politike, e për këtë arsye nuk kam ndërmend të komentoj ekonomikisht deklaratat politike të opozitës.
Ndërkohë, debati mbetet ende mes nesh. Dhe në këtë debat është e nevojshme që në të gjithë të dëgjojmë njëri-tjetrin. është e nevojshme që opozita të japë kontributin e saj profesional (i cili është i konsiderueshëm) mbi politikat ekonomike të ndjekura dhe të shpallura nga ana e maxhorancës së sotme, që u iniciuan në fund të vitit 2005 e që vazhdojnë sot. është e domosdoshme gjithashtu që të dyja palët, pozitë dhe opozitë, mundësisht të ndajnë vizionin e reformave të mëdha, të cilat nuk kanë lidhje me Qeverinë e sotme apo të nesërme, por që do të vendosin mbi prosperitetin ekonomik dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë të këtij vendi në dekadat në vijim.
Pra, ka ardhur koha dhe është pjekur momenti që Partia Socialiste të reagojë jo më me gjuhë militante, por me profesionalizëm dhe me ndjenjën e kontributit (për aq sa i takon) në këto reforma. Më poshtë do të rendis disa shembujt, të cilët tregojnë se deri më sot një gjë e tillë nuk ka ndodhur:
Të dhënat makroekonomike dhe interpretimi i tyre: borxhi publik dhe deficiti buxhetor, tashmë janë bërë togfjalësha të njohur për këto që ndjek zhvillimet e fundit ekonomike. Shqipëria, edhe sipas vlerësimit të fundit të Standard & Poor‘s, po ndjek politika të kujdesshme në nivelin makro, dhe ka potenciale të konsiderueshme për rritje ekonomike të qëndrueshme, të cilat eventualisht do të sjellin reduktimin e borxhit publik (sot rreth 60% e PBB) dhe deficitin buxhetor (6.4% e PBB, por që rreth 2.4% mbulohen nga të ardhurat e privatizimeve të suksesshme strategjike). Sikur të ishte një vend i Eurozonës, sot Shqipëria do të ishte nga të paktat vende që do t‘i përmbaheshin Kritereve të Maastricht-it. Opozita i interpreton thellësisht ndryshe këto shifra, duke lënë frymëzimin politik të kapërcejë argumentin ekonomik. Por sidoqoftë, asnjëherë nuk kemi dëgjuar nga ana e saj një analizë të pastër ekonomike, një oponencë reale dhe një mendim alternativ, mbi atë çka ajo do të bënte ndryshe! Si do të ultë borxhin publik? Si të reduktonte deficitin ndryshe nga varianti qeveritar? Këto pyetje nuk kanë përgjigje alternativë!
Ristrukturimi i ekonomisë nëpërmjet privatizimeve strategjike: Maxhoranca e sotme shpalli publikisht në programet e saj elektorale se donte të përshpejtonte procesin e privatizimeve, në të mirë të rritjes së konkurueshmërisë ekonomike, tërheqjes së investimeve të huaja dhe shmangies të administrimit publik të këtyre aseteve, administrim i cili kishte rezultuar burim korrupsioni dhe paaftësie në thuajse dy dekada. Dhe kështu ndodhi: me shpejtësi, por edhe me sukses u privatizuan ndërmarrjet e mëdha strategjike, asetet publike, duke tërhequr investimet e huaja në vend. Cili ishte reagimi i opozitës në këtë rast? Ajo u shpreh kundër privatizimit të OSSH, të ARMO-s, të AMC etj.. Me cilin argument? Pa asnjë argument të mirëfilltë ekonomik, Partia Socialiste deklaroi se ishte kundër këtyre privatizimeve sepse ato bëheshin «për interesa personale» të krerëve politike të maxhorancës (!!) dhe se kur të vinte në pushtet ajo nuk do t‘i njihte këto privatizime (!!) Me shumë interes do të ishte të dëgjonim mendimin alternativ mbi privatizimin, mbi atë çfarë PS do të bënte ndryshe nga çfarë po bën Qeveria sot!
Reforma Rregullatore dhe përmirësimi i klimës së biznesit: është ndoshta grupi më i gjerë i reformave të ndërmarra drejtpërdrejt mbi cilësinë e kuadrit rregullator, eliminimin e barrës burokratike mbi bizneset, ngritjen e institucioneve të tipit “one-stop-shop”, ngritja e infrastrukturës ligjore për Koncesionet, Parqet Industriale, ristrukturimi i institucioneve që trajtojnë investimet e huaja, reforma në inspektim etj. është grupi i reformave që thuajse nuk është përfillur fare nga ana e ekspertëve të opozitës, thua se ato nuk ekzistojnë. Askush dhe asnjëherë nuk ka folur e komentuar mbi QKR, QKL, Inspektim, Parqet Industriale, Koncesionet etj e jo më t`i bënin oponencë këtyre nismave të Qeverisë. Arsyeja? Mendoj se janë më shumë se një, por kryesorja qëndron në faktin se kjo tipologji reformash është përgjithësisht shumë teknike e kërkon argumente të fortë kontestues. Reforma fiskale: reforma në fiskalitet ka qenë dhe mbetet jo vetëm ndër më komplekset, por edhe më sfidueset për sa kohë maxhoranca e sotme ndryshoi përqasjen ndaj fiskut: reduktim drastik i barrës fiskale dhe ulje e numrit të taksave me pak kontakte të zyrtarëve me biznesin, shërbime on-line, hetim specifik tatimor. Opozita në këtë rast ka pasur një reagim kontradiktor, duke lavdëruar dhe duke kundërshtuar uljen e barrës fiskale, duke lavdëruar dhe duke kritikuar punën e organeve tatimore dhe doganore, duke kundërshtuar dhe duke mbështetur taksën e sheshtë. Në fushatën elektorale të vitit 2009, z. Rama u shpreh vetëm një herë mbi politikat fiskale të propozuara në programin elektoral të PS, duke deklaruar se PS nuk do të rriste taksat në rast të ardhjes në pushtet. Megjithatë, edhe në këtë rast, asnjëherë nuk kemi marrë një sinjal të qartë mbi tipin e politikave fiskale, që PS do të bënte ndryshe, a do t’i rriste apo ulte edhe më tej taksat, a do të mbështeste programin e shërbimeve on-line, apo e konsideron si të pavlerë.
Nisma qeveritare e Shqipërisë Dixhitale dhe të E-Government: Aplikimi i Teknologjisë së Informacionit, Interneti, Tregtia Elektronike, shërbimet on-line etj.. Një nismë e cila po zhvillohet nga dita në dita, në një vizion të qartë dhe me një buxhet të shumëfishuar nga viti në vit. Cili është kontributi i opozitës në debatin mbi këtë nismë? Duke shpresuar se nuk i hyj në hak askujt, them se opozita nuk e ka trajtuar qoftë edhe një herë të vetme këtë temë, nuk i ka bërë qoftë edhe një oponencë reformave të ndërmarra, nuk është shprehur as pozitivish e as negativisht mbi kuadrin rregullator, mbi institucionet e ngritura, mbi qartësinë e vizionit dhe paratë e buxhetit të shpenzuara për të mbështetur këto reforma. A mund ta bënte një gjë të tillë? Sigurisht që po, sepse ndërsa zgjedh të organizojë konferenca shtypi të përditshme mbi ekonominë ku mbizotërojnë argumentet e konsumuar politike, mund t‘i kishte dedikuar qoftë edhe një hapësirë të vogël këtij sektori shumë të rëndësishëm.
Në mënyrë të përmbledhur do të thosha që Qeveria vepron çdo ditë dhe argumenton çdo ditë mbi bazën e programit të saj politik dhe ekonomik. Në mënyrë që debati të ketë sens dhe të jetë dobiprurës, lypset që edhe PS të japë alternativën e saj të ndryshme, atje ku ajo mendon që politikat ekonomike të qeverisë nuk janë të duhurat apo profesionale. Në mungesë të këtyre argumenteve, debati ngelet në vend dhe nuk përçon profesionalizëm. Pra, zotërinj përfaqësues të opozitës, flisni ! Flisni për alternativat tuaja ekonomike, flisni sepse është radha juaj! E nëse këtë alternativë nuk e keni ende, atëherë më mirë mos përzieni argumentet ekonomike me qëndrimet militante politike!