Plazhi, 41 fëmijë me probleme lëkure
DURRES - Stina e verës shumëfishon rastet e infeksioneve në lëkurë tek fëmijët e grupmoshave 1-10 vjeç.
Më të ekspozuar ndaj formave alergjike të lëkurës dhe të mbivendosjes së infeksioneve mbi të, janë ata fëmijë që frekuentojnë plazhet. Niveli i ndotjes i ujit të detit në plazhin e Durrësit dhe mungesa e dezinfektimit të rërës renditen ndër shkaktarët kryesorë të këtyre sëmundjeve. Specialistët dermatologë të spitalit të Durrësit u bëjnë apel prindërve t'i drejtohen menjëherë mjekut specialist, me të konstatuar vatrat e para të puçrrave në trupin e fëmijës. Zakonisht shfaqen puçrrat e para në ngjyrë të kuqe, në gjymtyrët e fëmijës dhe më pas ato përhapen me shpejtësi edhe në bark, qafë dhe fytyrë nëse prindi e neglizhon situatën. Në të shumtën e rasteve preken ata fëmijë që vuajnë nga alergjitë e stinës. Origjina alergjike e puçrrave mund të pësojë komplikacione nga ndotja e ujit dhe e rërës në plazhe, duke prodhuar infeksione në lëkurë. Burimet spitalore nga Durrësi bëjnë me dije se vetëm gjatë ditës së hënë janë regjistruar afro 45 vizita të fëmijëve me probleme në lëkurë, një numër ky pesë herë më i lartë se ngarkesa normale e punës në repartin dermatologjik. Pak ditë më parë, nga Drejtoria e Shëndetit Parësor në këtë rreth u pohuan 3 prej zonave më të ndotura në Durrës: Hidrovori, Currilat dhe Plepat. o.u