“Shpërblim prindërve që regjistrojnë fëmijët deri 60 ditë pas lindjes”
TIRANE - Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile kanë përfunduar ndryshimet në ligj, të cilat përcaktojnë se bashkëshortët që do të
deklarojnë dhe të regjistrojnë fëmijët që lindin deri 60 pas lindjes, do të përfitojnë shpërblim prej 5 mijë lekësh të reja. Kjo është risia që sjellin ndryshimet e propozuara në ligjin e vitit 2002, i cili është amenduar me iniciativë të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Kreu i kësaj të fundit, Armand Teliti, tha se faza e përgatitjes së ndryshimeve në ligj dhe diskutimi i tyre tashmë ka përfunduar ndërsa mbeten vetëm 15 ditë nga hyrja në fuqi e ndryshimeve ligjore. Sipas këtyre ndryshimeve, edhe prindërit që më parë nuk i kishin deklaruar apo regjistruar fëmijët e tyre, jo vetëm që nuk ndëshkohen me penalitetin prej 4 mijë lekë të reja, por edhe ata janë përfitues. Sipas kreut të Gjendjes Civile, me hyrjen në fuqi të ligjit, nga ky moment prindërit që më parë nuk i kishin deklaruar apo regjistruar pranë institucioneve përkatëse fëmijët e tyre, kanë 60 ditë kohë ta bëjnë këtë, duke përfituar, madje edhe 5 mijë lekë shpërblim. Më parë ligji parashikonte ndëshkim me gjobë deri në 4 mijë lekë të reja për ata prindër të cilët nuk i deklaronin fëmijët e tyre deri 60 ditë pas lindjes. Një penalitet i tillë është hequr me ndryshimet në ligj, që stimulojnë dukshëm deklarimin dhe regjistrimin e fëmijëve menjëherë pas lindjes së tyre. Sipas përmbajtjes së ndryshuar të ligjit të vitit 2002, prindërit që i deklarojnë në kohë fëmijët e tyre apo edhe ata që më parë nuk e kishin bërë këtë por pas hyrjes së ligjit të ri në fuqi i deklarojnë dhe regjistrojnë fëmijët, përfitojnë 5 mijë lekë të reja shpërblim. Një shumë e tillë është konsideruar jo vetëm si një nxitje për deklarimin dhe regjistrimin e të porsalindurve, por edhe si një festë dhe një urim mirëseardhje për fëmijët. re.kr