E Diel, 1 Nëntor 2026

Plazhi, Gjiri i Durrësit i pushtuar nga leshterikët



DURRES - Kur mungojnë edhe katër javë nga hapja zyrtare e sezonit turistik gjendja në gjirin e Durrësit lë për të dëshiruar. Brezi i rërës, nuk pastrohet prej gati nëntë muajsh. Ai është i mbushur me leshterikë, bidonë plastikë apo copëza ambalazhi të reja dhe të vjetra. E njëjta situatë paraqitet në këtë gji, i cili ndahet mes katër njësive vendore, bashkisë së Durrësit dhe komunave Rrashbull, Golem dhe Synej. Kjo është zona e Adriatikut shqiptar, e cila pret afro 80% të turistëve verorë, nga grykëderdhja e lumit Shkumbin e deri në kufirin me Malin e Zi. Të njëjtat burime thanë se edhe në zonat rreth Rodonit, ku shtrihet Kalaja e Skënderbeut apo më tutje në fshatrat bregdetarë pranë Lezhës, bregdeti është mbushur me bidonë plastikë, të cilat vetëm depozitohen dhe shumë pak pastrohen. Burime vendore thanë se “të gjithë bidonët apo papastërtitë që zbrazen nga qytetarët në rrjedhën e lumenjve Erzen, Ishëm (Lana) apo Buna depozitohen në 62 kilometrat e vijës bregdetare të Qarkut Durrës-Krujë. Një imazh i tillë kur nga sezoni turistik na ndan më pak se një muaj, mbetet një kambanë alarmi për njësitë vendore bregdetare, të cilat nëse duan që të shtojnë të ardhurat, pikë së pari duhet të garantojnë plazhe të pastra. Vitin e kaluar në 62 kilometrat e vijës bregdetare të Qarkut të Durrësit pushuan së paku 500 mijë turistë, shumica e të cilëve vendas, apo shqiptarë të Maqedonisë dhe Kosovës. o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›