Plazhi i Durrësit pushtohet nga privatët e palicencuar
Edhe pse tashmë, sezoni ka nisur në plazhin e Durrësit, deri më tani 80% e plazheve private nuk janë licencuar ende nga bashkia e qytetit.
Hapësira e plazheve private është tejet e madhe në Durrës, që zë thuajse të gjithë territorin e vijës bregdetare me 17 ha nga muri lindor i portit detar deri në sektorin 'Iliria'.
"Nga kontrollet e deritanishme rezulton se subjektet private që menaxhojnë plazhet, kryesisht përballë hoteleve, nuk janë pajisur me licencën përkatëse nga bashkia e Durrësit", tha burime nga drejtoria rajonale tatimore në Durrës.
Sipas legjislacionit shqiptar, plazhet publike në dispozicion të qytetarëve duhet të zënë jo më pak se 40 për qind të hapësirës, por në Durrës ky detyrim ligjor nuk është zbatuar as këtë vit. Të gjithë pushuesit që do të shkojnë për të kaluar disa ditë në plazhin e Durrësit, tashmë duhet të paguajnë 600 lekë për çadra dhe shezlongë, edhe pse kushtet higjienike lënë për të dëshiruar. /Start/
2011-06-24 09:38