E Diel, 1 Nëntor 2026

Plazhi i Shengjinit popullohet nga pushuesit kosovare

 Plazhi i Shëngjinit ka filluar të frekuentohet nga pushuesit ditorë, por edhe ata me afate më të gjata qëndrimi. Të parët e mbërritur në këtë plazh përvec banorëve të zonës janë pushuesit kosovarë të cilët pas përfundimit të rrugës Durrës- Kukës-Morinë kanë filluar frekuentimin e plazhit edhe vetëm gjatë fundjavës. Ata shprehen të kënaqur për cilësinë e rërës dhe detit po ashtu edhe për akomodimin e tyre.
Ndër plazhet më të frekuentuar në Lezhë mbetet Shëngjini, ku sipas statistikave zyrtare numri i pushuesve në ditët e zakonshme arrin në 20 mijë e ndërsa në fundjavë deri në 50 mijë pushues. 

Ndërkohë mësohet se vitin e kaluar me vënien në efiçensë të rrugës Durrës- Kukës- Morinë, numri i pushuesve kryesisht kosovarë. është rritur me 30 %. Ndërkohë institucionet rajonale, Prefektura, Drejtoria e Shëndetësisë, Spitali, Policia e Rendit dhe ajo Rrugore kanë hartuar planet e tyre të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2011, për të garantuar shëndetin dhe jetën e pushuesve dhe turistëve në Lezhë,Shëngjin dhe Tale.

Lindita Kokaj 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›