E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, virozat e stinës shtojnë numrin e pacintëve

Virozat e stinës shtojnë numrin e pacientëve të vegjël pranë spitalit të Vlorës. Burimet spitalore bëjnë të ditur se kapaciteti i spitalit është më i vogël se fluksi i pacientëve. Fluksi është rritur edhe nga emigrantët. 

VLORË- Virozat e stinës kanë bërë që numri i pacientëve të vegjël që paraqiten pranë spitalit të qytetit të Vlorës të shkojë deri në 40 në ditë.
Sipas burimeve spitalore bëhet e ditur se shkak i këtij fluksi janë virozat e stinës, të cilat krijojnë pasoja të ndryshme në shëndetin e fëmijëve të vegjël.
Pacientët paraqiten me shqetësime dhe komplikacione të shkallëve të ndryshme, temperaturë e të vjella, që kërkojnë në pjesën më të madhe, trajtim në kushte spitalore.
Por fluksi i këtyre ditëve, ka qenë më i lartë për kapacitetet e spitalit të Vlorës, ky shtim i fluksit ka qenë edhe për shkak të ardhjes së emigrantëve në atdhe.´(a.r/balkanëeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›