Kosovë,sekuestrohen 3150 copë fishekë, kapet shqiptari
Gjatë kontrollimit të detajuar të automjetit janë zbuluar të fshehura nën ulësen e pasme 45 kuti me nga 70 copë fishekë të kalibrit 6.5 mm. Ky është rasti i tretë i zbulimit të municionit gjatë këtij viti nga Dogana e Kosovës.
PRISHTINE- Një shtetas shqiptar është ndaluar nga policia e Kosovës pasi në makinën e tij janë gjetur një sasi municionesh.
Mediat kosovare bëjnë të ditur se ndalimi është bërë në pikën doganore të Vërmicës në Kosovë. Njësitet e Doganës kanë ndaluar për kontroll automjetin e tipit Mercedes 190 D, me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte një shtetas shqiptar që hynte në Republikën e Kosovës.
Gjatë kontrollimit të detajuar të automjetit janë zbuluar të fshehura nën ulësen e pasme 45 kuti me nga 70 copë fishekë të kalibrit 6.5 mm.
Pas zbulimit të municionit, automjeti është kontrolluar në mënyrë të detajuar, por nuk është gjetur asgjë tjetër.
Ky është rasti i tretë i zbulimit të municionit gjatë këtij viti nga Dogana e Kosovës- shkruan media kosovare.
(s.g/Telegraf/BalkanWeb)