Çfarë është ADN dhe a mund të gabojë?
Kohët e fundit ka qenë prova kryesore për zbardhjen e dosjeve të bujshme të Prokurorisë. Në disa raste ka qenë edhe çelësi i zgjidhjes së këtyre çështjeve. Duke pasur këtë sukses policia dhe prokuroria shqiptare ka nisur të vendosin në përdorim bërjen e analizave të ADN. Por çfarë është ADN? Këto tre shkronja janë shkurtimi i acidit dezoksiribonukleik, e cila është një molekulë komplekse që gjendet në brendësi të qelizave të trupit dhe që përmban informacionin që përcakton karakteristikat e një individi, siç janë gjinia, raca, ngjyra e syve dhe e flokëve. ADN gjendet te sendet me njolla gjaku, te sekrecionet e pështymës dhe ato të hundëve si dhe të fijet e flokut, qelizat e vdekura të lekurës apo edhe te djersa. Oficerët e policisë luajnë një rol kyç në analizën e ADN-së. Kjo pasi është ky i fundit ai që bënë këqyrjen e vendit ku ndodh krimi dhe duhet të marrë mostrat për të relizuar këtë analizë. Por a është e gabueshme analiza e ADN për të fajësuar një person në një krim. Sipas specialistëve të kësaj fushe mësohet se ADN është e gabueshme, por mospërputhmëria e saj është një me një miliardë duke zvogëluar shumë edhe gabimin dhe duke e bërë këtë analizë më të besueshme dhe provë të fortë në dorën e prokurorisë apo edhe te avokatëve në disa raste.