E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Trafiku njerëzor”, Bregu: Shqipëria jo më njollë e zezë

Krimi dhe trafikimi kërkojnë një përgatitje të lartë profesionale të Policisë. Ministrja Bregu u shpreh optimiste se vendi ynë nuk është më në hartën e vendeve me të dhëna të larta të trafikimit të qënieve njerëzore. 

TIRANE- Në kushtet e sofistikimit dhe trafikimit të qënieve njerëzore qeveria është duke gjetur mënyra se si ti japë mbështetje politikave undër këtyre fenomeneve. Edhe pse e bindur se fenomeni është ende evident, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, në tryezën me temë “Shqipëria pa trafik” garantoi se shumica parlamentare , të paktën ja ka hequr Shqipërisë këtë njollë të zezë.
“Sot nuk jemi në situatën e viteve të mëparshme, qoftë edhe për të pregatitur një material informues apo edhe për ta bërë fenomenin më publik do të duheshe të hallakateshe për të gjetur shifra të cilat asnjëherë nuk ishin shifra zyrtare dhe të sakta. Kjo për një arsye fare të thjeshtë, sepse fenomenti i shfrytëzimit dhe i trafikimit të grave dhe vajzave jo vetëm që ishte pa dhe larg vëmendjes së autoriteteve. Tanimë Shqipëria, në bazë të vëzhgimeve, monitorimeve dhe vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare është shkëputur nga problematika e një vendi në të cilin trafiku i qënieve njerëzore është ende prezent dhe si vend origjine dhe situata është përmirësuar dukshëm” u shpreh Bregu.
Edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ahmet Premci tha se fenomene të tilla kërojnë një pregatitje më të lartë profesionale për uniformat blu, gjë që është duke u bërë.
“Jo vetëm lufta ndaj këtij fenomeni por edhe parandalimi është ndër misionet dhe prioritetet e punës së policisë së shtetit” thesoi Premci.
Por askush nga të pranishmit nuk preferoi të japë shifra aktuale të trafikimit të qënieve njerëzore, një nga plagët ende të pambyllura për qindra familje shqiptare.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›