Aksidentet në rritje, shkak punimet dhe sinjalistika
Nga Besian Ajazi
Punimet në rrugë dhe mungesa e sinjalistikës po marrin dita dites jetë njerëzish. Për presidentin e shoqatës së ekspertëve autoteknikë,Artur Sulce këto faktorë janë kthyer në burime aksidentesh që në shumë raste marrin edhe jetë.
TIRANE- Punimet në rrugë dhe mungesa e sinjalistikës rrugore janë dy nga shkaqet kryesore të aksidenteve automobilistike. Presidenti i shoqatës së ekspertëve autoteknikë, Artur Sulce, në një intervistë për News24 thotë se punimet apo riparimet në rrugë, si dhe mungesa e sinjalistikës së përkohshme apo të përhershme janë burime kryesore për aksidente ku në jo pak raste ka pasur edhe humbje jete.
“Në rast se nuk do të jepet gjithë informacioni i nevojshëm për përdoruesin e rrugës atëherë ne do të kemi shumë vështirësi dhe duke mos marrë këtë informacion mund të ndodhesh përballë pengesave. Një përqindje e madhe e aksidenteve ndodhin për shkak të mungesës së sinjalistikës“ shpjegon eksperti Sulce.
Për ekspertin Sulce, vendosja e sinjalistikës rrugore por edhe vendosja e një standardi në ndërtimin e rrugëve do të ulte numrin e aksidenteve që për fat të keq vijon të mbetet i lartë.
Kohët e fundit, punimet në rrugë apo sinjalistika e cunguar në vend janë bërë shkaktare të dhjetra aksidenteve rrugore, madje në shumë raste me pasojë vdekjen.
(e.n/BalkanWeb)