“Pleshti” Mesi: “E imagjinoj veten me trofeun e Botërorit”
Lojtari më mirë në botë: “Argjentina ime fiton në Afrikë e Jugut”
Ylli i Argjentinës, Lionel Mesi, tha se ai ka një ndjejë pozitive se Kombëtarja e vendit të tij do të fitojë Kupën e Botës në Afrikën e Jugut. “Lojtari më mirë në botë FIFA” merr mbi supet përgjegjësinë për të udhëhequr “La Albiçeleste” (bardhekaltërit) drejt suksesit të tretë në Afrikën e Jugut. Pas një fushate kualifikuese të varfër të Argjentinës, që e siguroi një vend vetëm në ditën e fundit, Mesi beson se do të jetë shumë ndryshe tani. “I kemi lënë pas kualifikueset, për një arsye apo një tjetër ne duhet të bëjmë një përpjekje të madhe”, - tha Mesi për faqen zyrtare të FIFA-s. “Unë mendoj se është normale që Argjentina është pretendentja kryesore për titull, ne kemi lojtarë të mëdhenj dhe kemi një ekip që lufton gjithmonë për trofe”. Super-ylli i Barcelonës beson se suksesi i Diego Armando Maradonës gjatë kohës së tij do të jetë thelbësor në fushatën e Argjentinës në Botëror. Mesi tha: “Po, ne të gjithë e dimë këtë. Kjo është edhe një tjetër arsye. Ne kemi s shumë besim dhe shpresë, dhe natyrshëm që eksperienca e Diegos do të jetë thelbësore”. Argjentina është dukshëm favorite për të përfunduar në krye të grupit B, dhe shanset e saj nga grupi i parashikuesve të vlerësohen në 54.7%. Gjithsesi, Mesi paralajmëroi shokët e tij të jenë të kujdesshëm. “Unë mendoj se në Kupën e Botës nuk ka ekipe të lehta. Pashë Nigerinë në Kupën e Afrikës. Ishte një ekip tipik i atij kontinenti, me lojtarë të mirë, të fuqishëm fizikisht, i ngjashëm me Bregun e Fildishtë që u përball me Gjermaninë”, - theksoi ai. “Unë nuk kam parë shumë ndeshje nga Koreja e Jugut dhe Greqia, por ne nuk mund t’i fitojmë ndeshjet përpara se ato të luhen. Me këtë dua të them, se ne kemi besim te talentet tona dhe ne besojmë se mund ta kalojmë qetësisht grupin”. Në lidhje me golat që priten prej tij në Afrikën e Jugut, Mesi tha: “Ëndrra ime është të fitoj, kjo është rruga ime. E imagjinoj veten duke mbërritur në finale, duke fituar dhe ngritur kupën. Se si do t’i arrijmë kësaj nuk e kam menduar shumë, por jam i sigurt se do ta fitojmë atë”. Argjentina e nis aventurën e saj në grupin B me ndeshjen kundër Nigerisë (12 qershor, 16:00)
5 Qershor 2010